Page 59 - Demo
P. 59


                                    533. Diagrami më sipër tregon fazat e përftimit të bakrit nga një xeheror i varfër. Xeherori përmban sulfur bakri(II), CuS. Ai mund të përmbajë edhe sasi të vogla argjendi, ari, platini, hekuri, kadmiumi, zinku dhe arseniku.a) Çfarë përmban xeherori i bakrit?b) Çfarë kuptoni me termin xeheror i varfër?c) i. Sa kg pastërti largohen për çdo ton në fazën 1? ii. Sa për qind e mineralit në B nxirret si bakër i pastër?d) Përse mund të jetë ekonomike nxjerrja e bakrit nga një xeheror i varfër si ky?e) i. Ç’lloj reaksioni ndodh në fazën 2? ii. Me çfarë mund të veprojë xeherori i bakrit për të përftuar metalin?f) i. Cili proces ndodh në fazën 3 për të pastruar metalin? ii. Sa do të jetë kostoja kryesore e këtij procesi? iii. Përveç bakrit të pastër, ky proces mund të prodhojë substanca të tjera të vlefshme. Shpjegoni përse dhe ku mund të gjenden ato.g) Renditni disa nga problemet mjedisore që mund të lindin duke kaluar nga gjendja A tek ajo D.4. Zinku dhe plumbi përftohen nga xeherorë që përmbajnë vetëm metal dhe squfur në raportin molar 1:1.a) Përmendni emrat e përbërjeve në këta xeherorë.b) Shkruani formulat e tyre. Në procesin e nxjerrjes së metalit, përbërjet kaurdisen në ajër të bollshëm për të përftuar oksidin e metalit. Squfuri formon dioksidin e squfurit.c) i. Shkruani reaksionet që ndodhin gjatë kaurdisjes së xeherorëve. ii. Çfarë lloje reaksionesh janë ato? iii. Gjatë mbledhjes së dioksidit të squfurit që prodhohet, duhet bërë kujdes. Shpjegoni përse.  Më pas, oksidi mund të nxehet me koks (karbon) për të përftuar metalin dhe oksidin e karbonit.d) i. Shkruani barazimet e reaksioneve të pikës C. ii. Cila substancë reduktohet në këto reaksione?5. Alumini është metali më i përhapur në koren e Tokës. Pas tij vjen hekuri. Hekuri dhe alumini nxirren nga xeherorët e tyre në sasi të mëdha. Tabela e mëposhtme paraqet një përmbledhje të dy proceseve të nxjerrjes së këtyre metaleve.Nxjerrja Hekuri AluminiXeherori kryesor hematiti boksidiFormula e xeherorit kryesorFe2O3 Al2O3Burimi i energjisë së përdorurdjegia e koksit në ajër (reaksion ekzotermik)rryma elektrikeSubstanca të tjera të përdorura në nxjerrjeguri gëlqeror karboni (grafit)kriolitiTemperatura në pjesën më të nxehtë të reaktorit/°C1900 1000Ndarja e metalit nga përzierja e reaksionitshkrin dhe grumbullohet në fundshkrin dhe grumbullohet në fundProdukte të tjera dioksid karboniskorie e dioksidit të squfuritdioksid karbonia) Në çdo reaksion, oksidi i metalit oksidohet apo reduktohet kur shndërrohet në metal?b) Shpjegoni përse përdoret secila nga këto substanca: i. guri gëlqeror në nxjerrjen e hekurit; ii. karboni në nxjerrjen e aluminit; iii. krioliti në nxjerrjen e aluminit.c) Përshkruani dy ngjashmëritë në proceset e nxjerrjes së aluminit dhe të hekurit.d) Përmendni një përdorim të skorieve që përftohen si nënprodukt në nxjerrjen e hekurit.e) Alumini kushton tri herë më shumë për ton se hekuri. Përmendni dy arsye përse alumini është më i shtrenjtë se hekuri, megjithëse gjendet më me shumicë në koren e Tokës.f) Pjesa më e madhe e hekurit të prodhuar shndërrohet në çelik. i. Pse? ii. Si realizohet ajo?g) Si alumini, ashtu dhe çeliku riciklohen. Përmendni arsyet përse është i rëndësishëm riciklimi i këtyre metaleve.1 ton (1000 kg) shkëmb + xeheror bakriA B C DFaza 1 Faza 2 Faza 310 kg xeheror bakri i pastruar2,5 kg bakër, 99% i pastër rreth 2,5 kg bakër, 99,9% i pastërNjohuri të thelluaraPËRDORIMI I METALEVE
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63