Page 61 - Demo
P. 61


                                    55P1. Sa për qind të ajrit përbën:a) azoti; b) oksigjeni; c) azoti + oksigjenin?2. Cili është raporti midis azotit dhe oksigjenit në ajër?3. Cila është përqindja e kombinuar e të gjitha gazeve në ajër?4. Mali Everest është mbi 8,8 km i lartë. Alpinistët marrin me vete pajisje me oksigjen kur synojnë të ngjiten deri në majë. Shpjegoni përse.5. Cili nga gazet e ajrit është më aktiv: azoti apo oksigjeni?6. a) Shkruani emrin dhe formulën e substancës me ngjyrë të zezë që përftohet në eksperimentin e mësipërm.b) Mendoni një mënyrë për ta kthyer këtë përbërje përsëri në bakër.p Oksigjeni hyn nëpërmjet gojës dhe hundës, kalon për në mushkëri dhe aty përthithet në gjak.Oksigjeni: substanca e gaztë, mjaft e nevojshme për gjallesat Shumë prej gazeve në ajër janë jetësore për ne dhe gjallesat e tjera. Për shembull, një pjesë të ushqimit ne e marrim nga bimët. Bimët përdorin dioksidin e karbonit, por dhe oksigjenin për frymëmarrje. Karburantet do të digjeshin shumë më shpejt në oksigjen të pastër sesa në ajër. Nga të gjitha gazet që ndodhen në ajër, më i rëndësishmi është oksigjeni. Pa oksigjen, gjallesat nuk do të jetonin, sepse kanë nevojë për të në procesin e quajtur frymëshkëmbim. Ky proces ndodh në të gjitha qelizat e tyre:glukozë 1 oksigjen dioksid karboni 1 ujë 1 energji.Energjia e çliruar gjatë frymëshkëmbimit ndihmon në mbajtjen në vlera normale të temperaturës së trupit, mundëson lëvizjet dhe po ashtu, bën të mundur zhvillimin e qindra reaksioneve brenda trupit tonë. (Frymëshkëmbimi ndodh edhe në qelizat e kafshëve dhe të bimëve.)Matja e përqindjes së oksigjenit në ajërPajisja përbëhet nga një tub prej qelqi të trashë, i cili lidhet me dy shiringa gazi A dhe B. Ai mbushet me copa të vogla tel bakri. Si fillim, shiringa A përmban 100 ml ajër. Shiringa B është bosh.Eksperiment1. Nxehim me një llambë me gaz pjesën e tubit që përmban bakër. Pastaj shtypim pistonin e shiringës A, siç tregohet në figurë, e cila e shtyn ajrin te shiringa B. Kur shiringa A është bosh, shtypim pistonin e shiringës B, duke e kthyer ajrin përsëri te shiringa A. E përsëritim disa herë këtë veprim. Ndërsa ajri shkon para-prapa, oksigjeni reagon me bakrin e nxehtë duke i dhënë ngjyrë të zezë. Formohet oksidi i bakrit(II).2. Pas afërsisht 3 minutash, ndalojmë nxehjen e tubit dhe e lëmë pajisjen të ftohet. Pastaj shtyjmë të gjithë gazin te njëra nga shiringat dhe matim vëllimin e tij. Tashmë është më pak se 100 ml.3. Përsëritim hapat 1 dhe 2, derisa vëllimi i gazit i mbledhur në shiringën A të mbetet i pandryshueshëm. Kjo do të thotë se oksigjeni është përdorur plotësisht. Mbajmë shënim vëllimin përfundimtar të gazit të mbetur.Rezultatet Vëllimi fillestar i ajrit: 100 ml. Vëllimi përfundimtar i ajrit: 79 ml. Nga kjo del se vëllimi i oksigjenit në 100 ml ajër është 21 ml.Prandaj, përqindja e oksigjenit në ajër është 21 3 100/100 = 21%.AJRI DHE UJIp Peshqit thithin oksigjenin e tretur në ujë përmes velëzave të tyre.
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65