Page 62 - Demo
P. 62


                                    565.2AJRI DHE UJIPërdorimi i ajritNdarja e gazeve përbërëse të ajrit nga njëri-tjetriSiç e pamë, ajri është përzierje gazesh. Shumica prej tyre janë të dobishme, prandaj, për t’i përdorur ato, më parë duhet t’i ndajmë nga njëri-tjetri. Me çfarë metode mund t’i ndajmë gazet? Në këtë rast, si fillim ajri ftohet derisa kthehet në lëng, pastaj përzierja e lëngët ndahet duke përdorur metodën e distilimit të thyesuar.Distilimi i thyesuar i ajrit të lëngëzuar Gazet që ndodhen në ajër kanë pika të ndryshme vlimi (vëreni tabelën). Kur ajri i lëngëzuar ngrohet, gazet fillojnë të dalin njëri pas tjetrit sipas pikave të tyre të vlimit, të cilat janë të ndryshme.Hapat që ndiqen gjatë këtij procesi janë:1. Ajri pompohet në impiant dhe filtrohet për të hequr grimcat e pluhurit.2. Më pas largohen avujt e ujit, dioksidi i karbonit dhe ndotësit e tjerë (për shkak se mund të ngrijnë dhe të bllokojnë tubat). Për të realizuar këto: – në fillim, ajri ftohet derisa avujt e ujit të kondensohen në ujë lëng.– më pas, ai kalohet mbi shtresa thithëse për të kapur dioksidin e karbonit dhe çdo ndotës në të.3. Ajri i pastruar nga avujt e ujit dhe dioksidi i karbonit futet në hapësira të vogla, ku shtypet nën presion (kompresohet). Shtypja e rrit temperaturën e ajrit, por ai ftohet përsëri duke ricikluar ajër të ftohtë, siç e shohim edhe në diagram.4. Ajri i ftohtë i kompresuar kalohet përmes një tubi në një hapësirë më të madhe. Aty përhapet shpejt dhe ftohet edhe më shumë. Hapat 3 dhe 4 përsëriten disa herë. Ajri bëhet çdo herë edhe më i ftohtë. Në - 200°C, ajri lëngëzohet, me përjashtim të neonit dhe heliumit. Këto gaze hiqen. Ato mund të ndahen nga njëri-tjetri me përthithje në karbon.5. Ajri i lëngët pompohet në kolonën e thyesimit dhe aty ngrohet ngadalë. Gazet vlojnë një nga një dhe mblidhen në serbatorë ose cilindra të veçantë. Azoti vlon i pari. Pse?! Pikat e vlimit të gazeve në ajër (°C)dioksid i karbonit 232ksenoni 2108kriptoni 2153oksigjeni 2183argoni 2186azoti 2196neoni 2246heliumi 2269në rritjeazotielementiargoni oksigjenikriptoniksenoni−196 °Cpika e vlimit−186 °C−183 °C−153 °C−108 °CAjri i lëngëzuar ngrohet ngadalë.ajër i lëngëzuar në −200°CAjri shtypet nën presion dhe më pas ftohet.Dioksidi i karbonit dhe avuj uji që largohen.Ajri zgjerohet, ftohet shumë dhepas disa ciklesh kthehet në lëng.pompafutja e ajritfiltri 45321Përbërësit e ajritvlojnë dhe avujt e tyre ngjiten në kolonë sipas pikave të vlimit (më të ulëtat në fillim). Azoti i lëngshëm përdoret në kërkimet mjekësore për të mbajtur mostrat e indeve në gjendje të ngrirë.
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66