Page 63 - Demo
P. 63


                                    57P1. Përbërësit e ajrit ndahen me anë të procesit të distilimit të thyesuar. Përgjigjuni pyetjeve:a) Përse në fillim ajri shtypet nën presion dhe më pas zgjerohet?b) Përse argoni përftohet para oksigjenit?c) Shpjegoni cili prej gazeve: argoni apo oksigjeni e ka koston e përftimit më të lartë.2. Tregoni dy përdorime të oksigjenit (gaz).3. Përse flaka e djegies së acetilenit në oksigjen ka temperaturë më të lartë se flaka e djegies së acetilenit në ajër?4. Azoti përdoret për t’i mbajtur ushqimet të ngrira gjatë transportit. Cilat veti e bëjnë të përshtatshëm për këtë përdorim?5. Renditni tri përdorime të gazeve të plogëta. AJRI DHE UJIp Një fëmijë nën tendën e oksigjenit, e cila e ndihmon të marrë frymë.Disa përdorime të oksigjenit Avionët, zhytësit dhe astronautët mbajnë rezervë pajisje me oksigjen. Në spitale, pacientët me probleme në frymëmarrje marrin oksigjen përmes maskës së oksigjenit ose tendës së oksigjenit. Tenda është plastike dhe puthitet me krevatin. Ajri i pasur me oksigjen pompohet brenda saj. Në fabrikat e çelikut, oksigjeni përdoret për të kthyer në çelik hekurin e papastër, të nxjerrë nga furrnalta. Flaka e kanjellës së saldimit (kanjella oksi-acetilenike) që formohet nga djegia e acetilenit (C2H2) në oksigjen, përdoret për prerjen dhe saldimin e metaleve. Kur gazi digjet, flaka arrin temperaturën 6000°C. Çeliku shkrin në rreth 3150°C, prandaj flaka e pret çelikun duke e shkrirë.Disa përdorime të azotit Azoti i lëngshëm është shumë i ftohtë, sepse vlon në -196 °C. Bazuar në këtë veti, ai përdoret për ngrirjen e shpejtë të ushqimeve në fabrikat e tyre dhe për të ngrirë lëngun në tubat e krisur para se të riparohen. Ai përdoret edhe nëpër spitale për të ruajtur mostrat e indeve trupore. Azoti është një element joaktiv, prandaj ambalazhet e ushqimeve kalohen në azot për të larguar prej tyre oksigjenin dhe për ta mbajtur ushqimin të freskët (oksigjeni shkakton prishjen e ushqimeve).Disa përdorime të gazeve të plogëtaGazet e plogëta janë elemente joaktive ose inerte dhe për këtë ato gjejnë përdorim të gjerë. Argoni krijon atmosferë inerte në llambat e zakonshme të ndriçimit me volfram. (Teli i volframit të llambave do të digjej shumë shpejt në një mjedis me ajër, prandaj llambat e ndriçimit mbushen me gaz inert neon ose argon). Neoni përdoret për ndriçimin e reklamave, sepse merr ngjyrë të kuqe kur rryma kalon përmes tij. Heliumi përdoret për të mbushur tullumbacet, sepse është shumë i lehtë dhe i sigurt në përdorim. p Çeliku mund të pritet lehtësisht me flakë oksi-acetilenike.p Ushqim i ngrirë në supermarket. Në fabrikat e ushqimeve të ngrira, ushqimi kalohet në azot të lëngshëm për ta ngrirë shpejt.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67