Page 64 - Demo
P. 64
585.3AJRI DHE UJINdotja e mjedisitAjriTë gjithëve na pëlqen ajri i pastër, por çdo vit lëshojmë miliarda tonë gaze të dëmshme në ajër. Shumë prej tyre vijnë nga djegia e karburanteve fosile.Lëndët e djegshme fosileNë këtë grup bëjnë pjesë qymyri, nafta bruto dhe gazi natyror. Gazi natyror përbëhet kryesisht nga metani, CH4. Nafta është përzierje e shumë përbërjeve kimike. Shumica e tyre janë hidrokarbure që përmbajnë vetëm karbon dhe hidrogjen, por disa përmbajnë edhe elemente të tjera, si squfuri. Nga lëndët fosile sigurohet energji për ngrohje, për transport, energji gjeneratori (rrymë elektrike). Megjithatë, lëndët fosile kanë mjaft efekte negative, sepse nga djegia e tyre përftohen shumë përbërje të dëmshme. Ndotësit kryesorë të ajritVëreni në tabelën e mëposhtme ndotësit kryesorë që gjenden në ajër dhe dëmin që ata shkaktojnë.Ndotësi Përftimi Dëmi që shkaktonOksidi i karbonit, CO:gaz pa erë dhe pa ngjyrë, i patretshëm në ujë.Ky gaz përftohet nëse karburantet fosile digjen në një sasi të kufizuar ajri. Si shembull marrim djegien e karburantit në motorët e makinave dhe në furrat e shkrirjes.Është helmues edhe në përqendrime të vogla. Ai lidhet me hemoglobinën e gjakut, e cila, në vend që të shpërndajë oksigjenin nëpër trup, shpërndan oksidin e karbonit, duke shkaktuar vdekjen.Dioksidi i squfurit, SO2oksid acid pa ngjyrë, me erë të fortë, tretet në ujë.Ky gaz përftohet gjatë djegies së përbërjeve të squfurit që ndodhen në karburantet fosile. Stacionet e prodhimit të energjisë, të cilat përdorin karburant si lëndë djegëse, janë burimi kryesor i këtij ndotësi.Shkakton acarim të syve, fytit, probleme në frymëmarrjeje etj. Tretet në ujin e shiut dhe formon shiun acid.Shiu acid dëmton gurët, ul pH e ujit të lumenjve e të liqeneve duke vrarë gjallesat në to, si dhe djeg bimët e vret insektet.Oksidet e azotit, NO dhe NO2oksidi i azotit është asnjanës, ndërsa dioksidi i azotit shfaq veti acide.Këto gaze formohen gjatë bashkëveprimit të azotit dhe oksigjenit të ajrit, që ndodhen në motorët e nxehtë të makinave dhe në furrat e nxehta të shkrirjes.Shkakton probleme në frymëmarrje. Tretet në ujin e shiut duke formuar shiun acid.Përbërjet e plumbit Përbërja e quajtur tetra-etil plumbi, e cila më parë përdorej në disa vende të botës për të djegur më mirë benzinën në motorët e makinave, sot nuk përdoret më. Përdorimi i saj u ndalua për shkak se gjatë djegies prodhonte grimca përbërjesh të tjera të plumbit.Plumbi dëmton trurin e fëmijëve.Ai dëmton gjithashtu veshkat dhe sistemin nervor te të rriturit.p Mos e thithni tubin e gazit të makinës, sepse avujt e gazit janë helmues.t Burimi më i madh i ndotjes së ajrit janë centralet e energjisë, veçanërisht ato që djegin qymyr. Qymyri përmban shumë squfur. Gjatë djegies së qymyrit formohet edhe blozë.

