Page 65 - Demo
P. 65


                                    59P1. Vëreni gazet ndotëse në tabelën e faqes 56.a) Cili gaz përftohet nga djegia e benzinës në motorin e makinës?b) Cili është gazi me prejardhje nga ajri që ndihmon në djegien e benzinës? Si formohen ndotësit?2. Gazi natyror ose metani është karburant fosil. Ai digjet në një sasi të mjaftueshme ajri, duke dhënë dioksid karboni dhe ujë. Shkruani barazimin kimik për reaksionin e djegies së metanit në ajër.3. Nga djegia e metanit në një sasi të pamjaftueshme ajri përftohet oksid karboni dhe ujë. Shkruani barazimin kimik të reaksionit.4. Shndërruesit katalitikë mund të kthejnë oksidin e karbonit në dioksid karboni.a) Shkruani me fjalë reaksionin që ndodh.b) Përse përdoren elementet kalimtare?AJRI DHE UJIPakësimi i ndotjes në ajërPër të pakësuar ndotjen në ajër janë marrë disa masa, p.sh.:  Centralet moderne të prodhimit të energjisë përdorin impiante të posaçme për të trajtuar mbetjet e gazta para se të shkarkohen në ajër. Gazet trajtohen me gëlqere të shuar (hidroksid kalciumi). Gëlqerja e shuar përdoret për të larguar dioksidin e squfurit, i cili vepron me të duke dhënë sulfat kalciumi. Procesi quhet desulfurizim i gazeve. Në ditët e sotme, mjaft vende e kanë ndaluar përdorimin e benzinës me plumb. E megjithatë, ajri vazhdon të ndotet prej plumbit të përdorur në fabrikat e prodhimit të baterive. Tashmë po bëhen përpjekje për të pakësuar përdorimin e plumbit në prodhimin e baterive.  Tubat e shkarkimit te makinat e reja janë pajisur me shndërrues katalitik (marmitë katalitike), në të cilin gazet e dëmshme kthehen në të padëmshme. Shndërruesit katalitikë të makinaveKur benzina digjet në motorin e makinës, prodhohen gaze të dëmshme si: oksidet e azotit, oksidi i karbonit (CO)hidrokarbure të padjegura të benzinës. Këto gaze mund të shkaktojnë sëmundje kanceroze. Për ta zgjidhur këtë problem, tubat e shkarkimit të makinave moderne përmbajnë marmitë katalitike, në të cilën ndodhet një substancë katalitike (katalizator) që thith gazet e dëmshme. Katalizatori përshpejton reaksionin e shndërrimit të gazeve të dëmshme në gaze të padëmshme. Zakonisht, marmita ka dy dhoma të shënuara A dhe B, ashtu siç tregohen në figurë.Zakonisht si katalizatorë përdoren elemente kalimtare si platini, paladiumi dhe rodiumi. Ata vendosen mbi qeramikë me vrima ose mbi rruaza qeramike për të pasur sipërfaqe të madhe përthithëse për gazet e dëmshme. Produktet e padëmshme dalin jashtë nga tubi i shkarkimit.shndërrues katalitik tub i shkarkimitmotoriGazet nga motori hyjnë në marmitë.Gazet dalin jashtë.dhomat e katalizatorëvemotori hyjnë dhomat e katalizatorëv kA Bp Në disa raste ndotja është aq e madhe, sa duhet të përdorim maskën.Në dhomën A reduktohenpërbërjet e dëmshme. Për shembull:2NO(g) N2(g) 1 O2(g)Nga reaksioni formohen azoti dhe oksigjeni, të cilët më pas kalojnë në dhomën B.Në dhomën B gazet e dëmshme oksidohen në prani të oksigjenit që vjen nga dhoma A. Për shembull:2CO(g) 1 O2(g) 2CO2(g)Më pas, produktet e padëmshme dalin nga tubi i shkarkimit.
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69