Page 66 - Demo
P. 66
605.4AJRI DHE UJINdryshkja e hekuritÇfarë janë ndryshku dhe ndryshkja?Shumë kohë më parë, makina në fotografinë e mëposhtme ishte e re dhe me shkëlqim, por me kalimin e viteve është gërryer, d.m.th, është brejtur. Pjesët e saj metalike kanë hyrë në reaksion me disa substanca që ndodhen në ajër. Më vonë, ato do të kthehen të gjitha në pluhur.Brejtja e hekurit dhe e çelikut quhet ndryshkje. Substanca me ngjyrë të kuqe në kafe që formohet mbi sipërfaqen e tyre, quhet ndryshk. Eksperiment 1. Marrim tri provëza dhe tri gozhdë të njëjta.2. Përgatitim provëzat si më poshtë:– në provëzën 1 futim gozhdën dhe sigurohemi që ajri të jetë i thatë; – në provëzën 2 futim gozhdën dhe e mbushim atë plot me ujë (në provëz nuk ka ajër);– në provëzën 3 futim gozhdën dhe hedhim pak ujë (në provëz ka ajër).Mbyllim provëzat si në figurë.3. I vendosim ato në mbajtëse për disa ditë.Çfarë do të vëmë re? Pas disa ditësh, gozhdët në provëzat 1 dhe 2 nuk shfaqin shenja ndryshku, ndërsa gozhda në provëzën 3 ka filluar të ndryshket. Kjo ndodhi për shkak se hekuri ndryshket në prani të oksigjenit dhe të ujit. Oksigjeni dhe uji quhen agjentë atmosferikë.Në fakt, hekuri oksidohet sipas reaksionit:4Fe(ng) 1 3O2(g) 1 4H2O(l) 2Fe2O3?2H2O (ng)hekur 1 oksigjen + ujë oksid hekuri(III) i hidratuar ose ndryshk.p Ndryshku formohet si cipë e hollë. Oksigjeni dhe lagështira futen poshtë tij, prandaj me kalimin e kohës hekuri ndryshket.p Spirancë e ndryshkur. Hekuri ndryshket më shpejt në ujë të kripur.tapëajër i thatëgozhdë hekuriklorur kalciumi për të tharë ajrinshtresë vaji për të mos lejuar ajrin të futetujë i vluar (i është hequr ajri)ajërujë i zakonshëm1. Ajër i thatë (diagrami 1) 2. Ujë i vluar (diagrami 2) 3. Ajër dhe ujë (diagrami 3)!!Ndikimi i kripërave në procesin e ndryshkjes Hekuri ndryshket më shpejt në ujë të kripur, sepse kripa përshpejton oksidimin e tij. Kjo përbën problem për anijet. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për makinat, pasi kripa e përhapur në rrugë për shkrirjen e akullit ndikon në formimin e ndryshkut tek ato.Çeliku inoksMbani mend: çeliku inoks nuk ndryshket, ndërsa çeliqet e zakonshme po.

