Page 67 - Demo
P. 67
61Mbrojtja e hekurit nga ndryshkjaHekuri është një nga metalet më të përdorura në botë. Ai përdoret për prodhimin e mjaft pajisjeve dhe makinerive, që nga gjilpërat deri tek anijet. Problemi kryesor për prodhimet prej hekuri është formimi i ndryshkut, i cili i shkatërron ato. Si mund ta parandalojmë ndryshkjen? Më poshtë po japim disa nga mënyrat e veshjes së hekurit, të cilat kanë si qëllim të mënjanojnë veprimin e hekurit me oksigjenin dhe me ujin. Lyerja me bojë. Urat e çelikta dhe kangjellat zakonisht lyhen me bojë. Lyerja me graso. Pajisjet dhe pjesët e makinave lyhen me graso ose me vaj. Veshja me një metal më pak aktiv. Pajisjet prej hekuri vishen me zink duke i zhytur në një vaskë me zink të shkrirë. Çeliku i veshur me zink (me proces elektrolitik) përdoret për prodhimin e trupit të makinës. Procesi elektrolitik i veshjes së hekurit me krom, nikel, argjend apo zink quhet galvanizim. Çeliku i kutive të konservave vishet me kallaj me anë të galvanizimit. Veshja e hekurit me një metal më aktivNë këtë rast, hekuri mund të vishet me magnez.Po të krahasojmë hekurin me magnezin, del se magnezi është më aktiv se hekuri, që do të thotë se ka prirje më të madhe për të lëshuar elektrone. Prandaj, kur një shufër magnezi ngjitet në anën e një anijeje çeliku, është magnezi ai që do të brehet në vend të hekurit.Reaksionet:Hekuri lëshon dy elektrone Fe Fe2+ + 2e2 (pa shufër magnezi, brehet hekuri).Magnezi lëshon dy elektrone Mg Mg2+ + 2e2 (me shufër magnezi, brehet magnezi sepse hekuri është më pak aktiv se magnezi).Magnezi u tret. Ai u harxhua për të mbrojtur hekurin. Kjo quhet mbrojtje sakrifikuese.Shufra e magnezit duhet të zëvendësohet përpara se të tretet e gjitha. Për këtë qëllim, në vend të magnezit mund të përdoret edhe zinku. P1. Çfarë kuptoni me termin ndryshkje?2. Cilat janë dy substancat që shkaktojnë ndryshkjen e hekurit?3. Si e provojmë që nuk është azoti, por oksigjeni i ajrit që shkakton ndryshkjen e hekurit?4. Përpiquni të shpjegoni pse hekuri i veshur me kallaj nuk ndryshket.5. Renditni disa nga hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar ndryshkun te biçikleta. Jepni një arsye për secilin hap.6. a) Çfarë kuptoni me termin mbrojtje sakrifikuese e hekurit?b) Përse përdorim magnezin dhe zinkun për mbrojtjen sakrifikuese? c) Shpjegoni pse për bakrin kjo mbrojtje nuk funksionon.AJRI DHE UJIp Çati prej llamarine hekuri të veshur me galvanizim. p Për të parandaluar ndryshkjen, tragetet lyhen me bojë nga jashtë.p Galvanizimi përdoret për veshjen e trupit të makinës. Shufra e zinkut është anoda, ndërsa karroceria e çeliktë e makinës është katoda.

