Page 68 - Demo
P. 68


                                    625.5AJRI DHE UJIUji Çdo gjallesë ka nevojë për ujëTë gjithë kemi nevojë për ujë. Në shtëpi e përdorim për ta pirë, për të gatuar, për t’u larë dhe për të larguar mbetjet në tualet. Në bujqësi dhe blegtori e përdorim për të ujitur të mbjellat dhe për ta pirë kafshët. Në industri përdoret si tretës, për të larë pajisjet dhe për të mbajtur të ftohtë serbatorët që nxehen nga reaksionet (serbatorët janë të rrethuar me tuba uji të ftohtë). Në termocentralet elektrike përdoret në trajtë avujsh, të cilët vënë në lëvizje turbinat për të prodhuar rrymë elektrike.Nga e marrim ujin?Pjesa më e madhe e ujit që përdorim vjen nga lumenjtë, ndërsa pjesa tjetër mund të thithet me pompa nga nëntoka, ku ai ndodhet i mbyllur në shkëmbinj porozë. Ky ujë quhet ujë nëntokësor. Një zonë e madhe me shkëmbinj porozë mund të ketë sasi të mëdha ujërash nëntokësore, njësoj si një sfungjer. Shkëmbinjtë ku gjenden këto ujëra, quhen ujëmbajtës.A është i pastër ky ujë?Uji i lumit nuk është i pastër, edhe pse duket i tillë. Ai përmban grimca balte, mbetje të kafshëve, mbeturina bimësh dhe mikrobe si: baktere dhe organizma të tjerë të vegjël, që mund të na shkaktojnë sëmundje. Më shumë se 1 miliard njerëz nëpër botë nuk përdorin ujë të pastër. Ata marrin ujë të pijshëm nga lumenj të ndotur. Mbi 2 milionë njerëz, kryesisht fëmijë, vdesin çdo vit nga sëmundje, si diarreja, kolera dhe tifoja, të shkaktuara nga pirja e ujit të infektuar.Furnizimi me ujë të pijshëmNuk ka rëndësi në ç’vend të botës jetojmë, sepse hapat për të furnizuar popullatën me ujë të pastër e të pijshëm janë të njëjtët:p Në shumë vende, uji tërhiqet me pompa nga lumenjtë. Ai pastrohet, dezinfektohet nga bakteret dhe më pas shpërndahet nëpër banesa.pompëstacion i trajtimittë ujëraveshiu kalon përmesshkëmb ujëmbajtës uji nuk mund të dalëprej shkëmbitp Shkëmb ujëmbajtës që përdoret si burim uji.1. Si fillim, gjendet një burim uji i pastër, lumë ose ujëmbajtës, nga ku thithet uji.4. Grumbullohet uji në rezervuarë të pastër e të mbuluar dhe më pas shpërndahet në rrjet.3. Më pas shtohen dezinfektues për të ngordhur mikrobet në ujë (zakonisht klor).2. Hiqen sa më shumë grimca të ngurta prej tij: duke bashkuar grimcat e imta, të cilat hiqen në formë shkume; duke filtruar ujin nëpërmjet gurëve të pastër ose rërës.Cilësia e pastrimit të ujit varet nga papastërtitë që ai përmban dhe nga buxheti i përcaktuar për llojin e trajtimit që do të kryhet.p Ujë lumi i pastruar - tani është i sigurt për t’u pirë.
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72