Page 69 - Demo
P. 69
63P1. Çfarë kuptoni me termat: a) ujë nëntokësor; b) ujëmbajtës; c) mikrobe?2. Për çfarë përdoret substanca koaguluese në stacionet e trajtimit të ujërave?3. Përse klori është pjesë mjaft e rëndësishme e trajtimit të ujërave?4. Ujit mund t’i hidhen përbërje të fluorit. Shpjegoni arsyen.5. Disa ujëra mund të jenë të dëmshme edhe pas trajtimit. Shpjegoni shkaqet.6. Keni etje për ujë, por rreth e qark ka vetëm ujë lumi. Si mund ta pastroni atë për ta pirë?7. Në një enë kemi hedhur ujë deti. Si mund:a) ta provoni se kjo tretësirë përmban ujë;b) të provoni se nuk është ujë i pastër;c) të përftoni ujë të pastër nga uji i detit?AJRI DHE UJI1 rrjetë2 koagulantuji pompohetajër8 rezervuar4 filtër rëre6 klor7 fluor3 vaska e pluskimit4 Për t’u filtruar, uji kalohet përmes një shtrati me rërë të imët.5. Uji mund të filtrohet sërish përmes rërës ose qymyrit të drurit, për të hequr shijen apo erën e keqe.3. Më pas, fryhet ajër në vaskat e qarkullimit të ujit, në mënyrë që grimcat e koaguluara të rrinë pezull mbi sipërfaqen e ujit dhe të hiqen lehtësisht.8. Uji i pastruar pompohet për në rezervuarët e grumbullimit, gati për ta shpërndarë nëpër banesa.2. Shtohet koagulanti – një substancë kimike që shërben për të bashkuar grimcat e vogla në pezulli. Ai mund të jetë sulfati i hekurit (III).1. Në fillim, uji pompohet për në stacionin e trajtimit të ujit. Me anë të një rrjete pengohen papastërtitë në përmasa të mëdha, si degët e pemëve.6. Shtohet klori për të ngordhur bakteret apo mikrobet e tjera.7. Në disa stacione trajtimi shtohen përbërje të fluorit për të luftuar prishjen e dhëmbëve.Me anë të kësaj metode trajtimi mund të pastrohen edhe grimcat më të imta, ku klori është mjaft efikas kundër të gjitha mikrobeve, por uji mund të ketë të tretura në të edhe substanca të tjera të dëmshme për shëndetin, si p.sh. nitratet, të cilat vijnë nga plehrat kimike. Për të pastruar ujin nga këto substanca nevojitet përdorimi i membranave të veçanta, por ky lloj trajtimi është shumë i shtrenjtë dhe nuk bëhet shpesh. Zgjidhja më e mirë është të gjendet një burim i afërt, sa më i pastër, për furnizimin me ujë.! Prova për ujin e pastërUji është i pastër nëse... vlon në 100°C; ngrin në 0°C.!Impiant modern për trajtimin e ujitKy diagram tregon një impiant modern (stacion) trajtimi të ujërave. Ndiqni numrat për të kuptuar si largohen grimcat dhe si dezinfektohet uji për të vrarë mikrobet.Dy prova për ujinNjë tretësirë përmban ujë, nëse: e kthen ngjyrën e sulfatit të bakrit(II) anhidër nga e bardhë në blu; e kthen ngjyrën e letrës dëftuese të klorurit të kobaltit(II) nga blu në rozë.Të dyja ngjyrat fillestare mund të rikthehen me nxehje.

