Page 70 - Demo
P. 70


                                    64AJRI DHE UJITë jetosh në hapësirëStacioni Hapësinor NdërkombëtarRreth 350 km mbi dhè ndodhet një satelit i madh, që rrotullohet rreth Tokës. Brenda tij janë të paktën tre shkencëtarë. Ndërkohë që ju lexoni këtë tekst, ata do të jenë duke fjetur, duke dëgjuar muzikë ose duke bërë ushtrime, por shumicën e kohës e kalojnë duke kryer eksperimente.Sateliti quhet ndryshe Stacion Hapësinor Ndërkombëtar (SHN). Ky stacion është një laborator në hapësirë, i cili qëndron pezull, ku shkencëtarë nga vende të ndryshme kryejnë një sërë eksperimentesh. Këto eksperimente mund të jenë më ngazëlluese se ato të zakonshmet, sepse kryhen në kushte të mungesës së peshës.Si e sigurojnë shkencëtarët oksigjenin në SHN?Brenda stacionit hapësinor ajri është si ai në Tokë. Gazi me shumicë i ajrit është azoti, i cili nuk përdoret. Gazi tjetër i ajrit është oksigjeni, pa sigurimin e sasisë së mjaftueshme të të cilit shkencëtarët nuk do të mund të jetonin. Jashtë stacionit hapësinor nuk ka oksigjen, atëherë ku e gjejnë oksigjenin shkencëtarët? Nga elektroliza e ujit, ku si elektrolit përdoret një polimer i veçantë. Reaksioni i përgjithshëm është:2H2O(l) 2H2(g) 1 O2(g)Shkencëtarët thithin oksigjenin. Hidrogjeni nxirret jashtë, në hapësirë. Nga “qirinjtë me oksigjen”, të cilët shërbejnë si rezervë. Ata përmbajnë klorat natriumi (NaClO3) të përzier me pluhur hekuri. Kur përzierja ndizet, klorati i natriumit fillon të shpërbëhet në klorur natriumi dhe oksigjen. Një pjesë e oksigjenit vepron me hekurin dhe formon oksidin e hekurit. Gjatë këtij reaksioni çlirohet nxehtësi, e cila ndihmon në vazhdimin e reaksionit të shpërbërjes së kloratit të natriumit. Nga cilindrat me oksigjen, të cilët përdoren vetëm në rast gjendjeje kritike! (Është shumë e kushtueshme të dërgohen cilindra oksigjeni nga Toka). Dioksidi i karbonit që grumbullohet në ajër, mblidhet dhe nxirret jashtë në hapësirë. (Në të ardhmen mund të ruhet për rritjen e bimëve). t Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. ‘Krahët’ mbajnë panele diellore.p Prova në laborator.p Duke kontrolluar projektin.Për çfarë shërben SHN-ja? !Ai është një vend ku studiohen pasojat që vijnë nga ulja e forcës së rëndesës (gravitetit):	 në trupin e njeriut;	 në bashkëveprimin e lëngjeve;	 në shpejtësinë e reaksioneve kimike.Në udhëtimet e tyre të gjata, shkencëtarët përpiqen të mësojnë më shumë rreth Tokës dhe planetëve të tjerë.64
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74