Page 71 - Demo
P. 71


                                    6565AJRI DHE UJIPo për ujë, si ia bëjnë?Shkencëtarët nuk do të mund të jetonin edhe për shkak të mungesës së ujit. Pra, nga vjen uji që pihet dhe ai që përdoret për elektrolizë? Ai vjen kryesisht nga trupat e tyre. Mblidhen të gjithë avujt e ujit në ajër nga frymëmarrja e shkencëtarëve, po ashtu edhe urina dhe uji i ndotur që është përdorur për larje. Uji filtrohet përmes disa lloje filtrash për të hequr substancat e tretura dhe trajtohet për të ngordhur bakteret. Në fakt, ky ujë del shumë më i pastër se uji që përdorim për konsum këtu në Tokë. Në pjesën e pasme të stacionit magazinohen rezervuarë me ujë, si rezervë. Vini re: shkencëtarët e përdorin me shumë kursim ujin për t’u larë, sepse ai është mjaft i çmuar. Ata zakonisht pastrohen me copa të lagura. Dritat rrinë ndezur gjatë gjithë kohësÇështje tjetër thelbësore është energjia elektrike. E thjeshtë! Panelet diellore në ‘krahët’ e stacionit hapësinor kthejnë dritën e diellit në energji elektrike. Një pjesë e energjisë përdoret për të ngarkuar bateritë, për kohën kur dielli është i fshehur. (Stacioni hapësinor rrotullohet rreth Tokës çdo 90 minuta, kështu shkencëtarët shijojnë 16 lindje e perëndime dielli çdo ditë!)Energjia elektrike përdoret për elektrolizë, ndriçim, laptopë dhe pajisjet riprodhuese të muzikës. Gatimi nuk merr shumë energji, pasi ata përdorin ushqime të gatshme, të thata, të dërguara nga Toka, të cilave u shtojnë ujë dhe i ngrohin në furrë.Një përmbledhje e gjithçkaje që ndodh në SHNKy diagram paraqet në mënyrë të përmbledhur sistemet mbështetëse në stacionin hapësinor.p Koha për të ngrënë një vakt?Nëse në hapësirë do të shkonin më shumë njerëz, sistemet e zhvilluara në stacionin hapësinor mund të ishin edhe më të dobishme. rezerva ujipër emergjencaqirinj dhe cilindra O2për emergjencanjësi elektrolize ujë për elektrolizëtrajtim ujërashavuj uji nga frymëmarrjaujë i ndotur i tualetitujë i pastër për konsum dhe për larjedel dioksidi i karbonitenergji elektrikeoksigjenpanele diellore del hidrogjeni!!Si bëjnë për të fjetur?	 Shkencëtarët flenë në thasë gjumi të lidhur pas mureve ose ulur, që të mos rrinë pezull nëpër anije. 	 Ata mbajnë maska për sytë, për të penguar dritën e diellit.Kush e drejton SHN-në? Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është pronësi e përbashkët e agjencive hapësinore të disa shteteve, si: ShBA-ja, Rusia, Japonia, Kanadaja dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës. Të gjithë dërgojnë shkencëtarë në këtë stacion. Vende të tjera mund t’i bashkohen projektit para se ky të mbarojë (rreth vitit 2020 ose më vonë).65
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75