Page 72 - Demo
P. 72
Kontrolli i kapitullit 5Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Kopjoni në fletore dhe plotësoni vendet bosh me fjalët e përshtatshme:Ajri i thatë është një ............ gazesh të ndryshme. 99% e tij përbëhet nga dy elemente: ........ dhe ........ .Pjesa e mbetur prej 1% përbëhet nga ......... i ............. dhe elemente të tjera, të quajtura..........të .......... Këto elemente i përkasin grupit të .... A të sistemit periodik. Gazi përbërës i ajrit, i cili është mjaft i rëndësishëm për gjallesat, quhet ............ Ky gaz oksidon glukozën në qelizat e trupit tonë, duke çliruar energji. Procesi në këtë rast quhet ............ Gjithashtu, ai përdoret për djegien e ......... në kanjellat ................, flaka e së cilës përdoret për saldimin dhe prerjen e metaleve.2. Ajri është përzierje gazesh të ndryshme.a) Cili gaz zë rreth 78% të ajrit?b) Vetëm njëri nga gazet përbërëse të ajrit ndikon në djegien e substancave. Cili është ky gaz?c) Cili nga gazet e plogëta ndodhet në sasi më të madhe në ajër?d) i. Cila nga përbërjet e squfurit (në gjendje të gaztë)është ndotëse më e madhe e ajrit? ii. Çfarë efektesh negative ka ky gaz?e) Përmendni emrat e dy gazeve të tjera që ndikojnë në ndotjen e ajrit dhe renditni dëmet që shkaktojnë ato.3. Me anë të këtij aparati mund të njehsohet përqindja e oksigjenit në ajër, duke u bazuar në procesin e ndryshkjes së tallashit të hekurit.tallash hekuriprovëzgotë kimike12 cmPas pesë ditësh, niveli i ujit është rritur me 2,5 cm dhe tallashi i hekurit është ndryshkur, d.m.th. hekuri është kthyer në oksid hekuri(III).a) Shkruani barazimin kimik për reaksionin ndërmjet hekurit dhe oksigjenit.b) Tallashi i hekurit laget në ujë para se të futet në tub. Përse?c) Përse rritet niveli i ujit në tub?d) Çfarë rezultati jep eksperimenti për përqindjen e oksigjenit në ajër?e) Çfarë rezultati mendoni se do të merrni nëse do të dyfishoni masën e tallashit të hekurit?Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: emërtoni gazet përbërëse të ajrit dhe të tregoni përqindjet për dy gazet kryesore të pranishme në të; shpjegoni përse oksigjeni është shumë i rëndësishëm për jetën e gjallesave; përshkruani një eksperiment për të përcaktuar % e oksigjenit në ajër; emërtoni karburantet fosile dhe renditni shembuj të përdorimit të tyre; emërtoni katër ndotës të zakonshëm në ajër;– tregoni burimin për secilin prej tyre,– përshkruani dëmin që ata shkaktojnë; shpjegoni çfarë është ndryshku; listoni substancat që ndikojnë në formimin e ndryshkut te hekuri; eksperimentoni për të parë nga afër se në çfarë kushtesh ndryshket hekuri; renditni mënyra që pengojnë formimin e ndryshkut te hekuri; jepni shembuj të përdorimit të ujit në shtëpi, në bujqësi, në industri dhe në centralet e prodhimit të energjisë elektrike; përshkruani hapat që ndiqen për të pastruar ujin, që të jetë i sigurt për konsum. Gjithashtu, përpiquni të: përshkruani dy prova që tregojnë se një tretësirë përmban ujë; tregoni si provohet se uji është i pastër. përshkruani ndarjen e gazeve përbërëse të ajrit nga njëri-tjetri me anë të distilimit të thyesuar; renditni gazet e dëmshme të prodhuara në motorët e makinave;– shpjegoni çfarë janë marmitat katalitike;– jepni emrat e metaleve që përdoren zakonisht si katalizatorë;– shpjegoni si shndërrohen oksidet e azotit dhe oksidi i karbonit në gaze të padëmshme, në prani të tyre.66AJRI DHE UJI

