Page 73 - Demo
P. 73
674. Dy gazet kryesore të ajrit, oksigjeni dhe azoti janë pak të tretshëm në ujë. Një masë e caktuar uji u nxeh deri në vlim dhe avujt e përftuar u mblodhën. Më pas, avujt u kondensuan dhe u mat vëllimi i gazeve të mbetura. Në një mostër prej 50 ml gazesh të mbetura, 18 ml ishin oksigjen.a) i. Sa ishte përqindja e oksigjenit në ajrin e tretur? ii. Si ndryshon kjo me % e oksigjenit në atmosferë?b) Sa është përqindja e azotit në ajër?c) Cili gaz: azoti apo oksigjeni, është më i tretshëm në ujë?5. Në këtë diagram paraqitet një fazë e trajtimit të ujit, nëpërmjet së cilës ai bëhet gati për t’u shpërndarë nëpër banesa.gurë të vegjëldel ujëi pastërrërëfutet ujë për t’u pastruara) Emërtoni procesin që po kryhet në këtë fazë.b) Uji, para se të hyjë në këtë fazë është trajtuar me koagulant, sulfat alumini. Çfarë ka bërë koagulanti?c) Cilat janë papastërtitë që ky proces: i. do t’i largojë; ii. nuk mund t’i largojë?d) Faza tjetër në trajtimin e ujit është klorimi. i. Çfarë kuptoni me këtë term? ii. Pse kryhet ky proces?e) Në disa vende, uji ka veti acide dhe nuk mund të shpërndahet nëpër banesa. Si mund të ulet niveli i aciditetit?f) Në fund të trajtimit, ujit mund t’i shtohet një tjetër substancë (kripa e një elementi), për të mbrojtur shëndetin e dhëmbëve. Cili është elementi që ndodhet në të?Njohuri të thelluara6. Azoti dhe oksigjeni ndahen nga përbërësit e tjerë të ajrit me anë të distilimit të thyesuar. Oksigjeni vlon në -183 °C dhe azoti në -196 °C.a) Shkruani formulat kimike të këtyre dy gazeve.b) Në çfarë gjendje duhet të jetë ajri, para se të kryhet distilimi i thyesuar?c) Për të arritur gjendjen fizike, në të cilën duhet të jetë ajri (sipas pyetjes b), kërkohen temperatura shumë të ulëta. Si arrihen këto?d) Duke u bazuar në pikat e vlimit, shpjegoni si ndahen nga njëri-tjetri azoti dhe oksigjeni.e) Përmendni emrin e një gazi tjetër, të përftuar gjatë procesit të distilimit të thyesuar.7. Makinat moderne janë pajisur me marmita katalitike. Më poshtë paraqitet skica e një marmite.katalizator: rodium,platin, paladiumhyjnë dalinoksidet e azotit,oksidi i karbonit,hidrokarbure të padjeguramë pak gaze të dëmshmenë mjedisa) i. Në cilën pjesë të makinës ndodhet marmita katalitike? ii. Cili është funksioni i marmitës katalitike? iii. Tregoni grupin ku bëjnë pjesë elementet: rodium, platin dhe paladium.b) Vëreni gazet që hyjnë në marmitë. i. Si dhe ku formohen oksidet e azotit? ii. Nga vijnë hidrokarburet e padjegura?c) Gazet e mëposhtme hyjnë në marmitën katalitike. Në vend të pikave shkruani emrin e substancave ngai – iv, për të treguar se në çfarë shndërrohen gazet e ardhura në marmitë.gazet e ardhura në marmitë shndërrohen në:okside azoti ioksid karboni iihidrokarbure të padjegura iiiiv 8. Në marmitat katalitike që përdoren në makinat moderne, oksidi i karbonit dhe oksidet e azotit shndërrohen në substanca të tjera të padëmshme.a) i. Si mund të shndërrohet oksidi i karbonit? ii. Përmendni një nga efektet negative të dioksidit të azotit.b) Çfarë kuptoni me termin reaksion katalitik?c) Gjatë reaksionit, në marmitën katalitike oksidi i azotit(II) NO vepron me oksidin e karbonit(II) duke formuar azot të lirë dhe dioksid karboni. Shkruani barazimin kimik të reaksionit.9. Tubacionet nënujore prej çeliku duhet të mbrohen nga brejtja. Njëra nga metodat është t’i bashkëngjisim tubacionit një bllok të dytë metali.a) i. Çfarë duhet të kemi parasysh kur të zgjedhim metalin e dytë? ii. Përmendni emrin e një metali të përshtatshëm për këtë rast. iii. Shkruani gjysmëreaksionin për të treguar se çfarë i ndodh metalit kur i ngjitet tubacionit nënujor.b) Si quhet ndryshe kjo lloj mbrojtjeje?67AJRI DHE UJI

