Page 74 - Demo
P. 74


                                    6.1NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME68Ndryshimet energjetike në reaksionet kimikeNdryshimet energjetike në reaksioneReaksionet kimike shoqërohen gjithmonë me ndryshime energjetike.Zakonisht gjatë zhvillimit të një reaksioni kimik mund të çlirohet apo të përthithet energji në formë nxehtësie, por mund të çlirohet ose të përthithet energji edhe në formën e dritës apo tingullit.Bazuar në këto, reaksionet mund të ndahen në dy grupe: ekzotermike dhe endotermike.Reaksionet ekzotermikeReaksionet ekzotermike shoqërohen me çlirim energjie, si rrjedhim temperatura rritet.Ja tre shembuj të tillë:Këto reaksione mund të përshkruhen si:reaktantë produkte 1 energji.Në një reaksion, energjia e përgjithshme është e njëjtë në të dyja anët e shigjetës. Kështu, në reaksionet ekzotermike produktet kanë energji më të ulët sesa reaktantët. Kjo paraqitet edhe në diagramin e niveleve energjetike (në të djathtë).Ndryshimi energjetikEnergjia matet me kiloxhaul (kJ). Për reaksionin A më sipër kemi:Fe(ng) 1 S(ng) FeS(ng) ndryshimi energjetik 5 2100 kJKështu, 100 kJ energji çlirohen kur hyjnë në reaksion sasitë e reaktantëve sipas barazimit (56 g hekur dhe 32 g squfur ose 1 mol nga secili reaktant).Shenja minus tregon se energjia çlirohet.Shembuj të tjerë reaksionesh ekzotermikeTë gjitha reaksionet e mëposhtme janë reaksione ekzotermike: Asnjanësimi i acideve nga bazat. Djegia e lëndëve djegëse. Ne djegim lëndë djegëse që të përftojmë nxehtësi për të gatuar, për të ngrohur banesën e kështu me radhë. Sa më e madhe të jetë sasia e energjisë që çlirojnë këto lëndë, aq më shpejt gatuajmë! Frymëshkëmbimi dhe frymëmarrja qelizore në trupin tonë. Çlirohet energji për të vënë në punë zemrën e mushkëritë, për të mbajtur temperaturën e trupit dhe për të kryer lëvizje.reaktantët energjiaproduktetenergjia e çliruarp Ky diagram paraqet nivelet energjetike të një reaksioni ekzotermik. Produktet kanë energji më të ulët sesa reaktantët.Për të filluar reaksionin midis hekurit dhe squfurit, përzierja duhet të nxehet. Shumë shpejt, provëza do të skuqet, edhe pse nxehja është ndërprerë.ANga përzierja e tretësirave të nitratit të argjendit dhe të klorurit të natriumit përftohet një precipitat i bardhë klorur argjendi dhe temperatura rritet.BKur i shtojmë ujë gëlqeres çlirohet nxehtësi, prandaj temperatura rritet. Figura tregon matjen e rritjes së temperaturës.C
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78