Page 75 - Demo
P. 75


                                    NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME69Reaksionet endotermikeReaksionet endotermike përthithin energji nga mjedisi. Më poshtë paraqiten tre shembuj.Këto reaksione mund të përshkruhen si:reaktantë 1 energji produkteEnergjia merret nga mjedisi rrethues: te D nga ajri dhe druri i lagur, tek E nga gjuha dhe te F nga llamba me gaz. Meqenëse energjia përthithet, produktet duhet të kenë energji më të madhe se reaktantët. Këtë gjë tregon dhe diagrami i niveleve energjetike në të djathtë.Ndryshimi energjetikPër reaksionin e mësipërm (F):CaCO3(ng) CaO(ng) 1 CO2(g) ndryshimi energjetik 5 1178 kJPra, nevojiten 178 kJ energji për të shpërbërë 100 g (ose 1 mol) CaCO3Shenja plus tregon se energjia përthithet.Shembuj të tjerë reaksionesh endotermikeReaksionet e mësipërme D dhe E janë spontane, pra fillojnë vetvetiu. Por shumë reaksione endotermike janë si F, ku nevojitet energji që të fillojë dhe të vazhdojë reaksioni. Të tilla janë: reaksionet që ndodhin gjatë gatimit; fotosinteza, një proces gjatë të cilit bimët shndërrojnë dioksidin e karbonit dhe ujin në glukozë. Ky reaksion varet nga energjia që përthithet nga drita e diellit.energjia e përthithur energjianga mjedisi reaktantët produktetp Diagrami paraqet nivelet energjetike të një reaksioni endotermik. Produktet kanë energji më të lartë se reaktantët.! Mos harro!Ekzo do të thotë jashtë.Endo do të thotë brenda.P1. Përcaktoni reaksionin (ekzotermik apo endotermik):a) Djegia e një qiriu.b) Veprimi i natriumit me ujin.c) Kthimi nga vezë e freskët në të skuqur.2. Cila njësi përdoret për të matur ndryshimet energjetike?3. 2Na(ng) 1 Cl2(g) 2NaCl(ng)Ndryshimi energjetik për këtë reaksion është - 822,4 kJ.Në çfarë përfundimi arrini për këtë reaksion?4. Vizatoni një diagram të niveleve energjetike për: a) një reaksion endotermik; b) një reaksion ekzotermik.Pluhuri që përdoret për prodhimin e pijeve të gazuara, është një përzierje e acidit citrik me hidrogjenkarbonatin e natriumit. Në këtë rast, në reaksionin që ndodh, përthithet nxehtësi, prandaj gjuha ftohet. EPoçi prej porcelani përmban karbonat kalciumi. Nëse vazhdojmë ta ngrohim, e gjithë përbërja do të zbërthehet në oksid kalciumi dhe në dioksid karboni.FKur hidroksidi i bariumit vepron me klorurin e amonit, temperatura ulet aq shumë, sa uji nën gotën kimike ngrin. Duji ka ngrirëkëtu ka ndodhur reaksioni 
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79