Page 76 - Demo
P. 76
6.2Pse ndodhin ndryshimet energjetike?Në një reaksion kimik fillimisht duhet të këputen lidhjet dhe pastaj të krijohen lidhje të reja. Këputja e lidhjeve përthith energji, ndërsa formimi i lidhjeve çliron energji.Shembulli 1: një reaksion ekzotermik Në dritën e diellit, hidrogjeni vepron me klorin dhe formon klorurin e hidrogjenit.NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME70Shpjegimi i ndryshimeve energjetikep Djegia e hidrogjenit në klor gjatë një eksperimenti. Në këtë rast kemi këputje lidhjesh dhe formim lidhjesh të reja, për të dhënë klorur hidrogjeni.HCl H ClClHH ClH Cl ClH ClHH ClH HH HHH HHClClCl ClClClClCl1 Në fillim duhet të këputen lidhjet në molekulat e hidrogjenit dhe të klorit. Për këtë nevojitet një sasi energjie. (E dobishme do të ishte edhe energjia e dritës së diellit.)2 Pas këputjes së lidhjeve formohen lidhje të reja midis atomeve të hidrogjenit dhe atomeve të klorit, duke dhënë molekula të klorurit të hidrogjenit. Në këtë fazë çlirohet energji.! 1 Në fillim duhet të ndodhë këputja e lidhjeve të amoniakut. Për këtë nevojitet shumë energji. (Kjo realizohet nëpërmjet nxehjes.)HHN HHHN HH HHHH HNN2 Tashmë atomet e hidrogjenit lidhen bashkë, po kështu veprojnë edhe atomet e azotit. Nga kjo çlirohet energji. Energjia e përthithur në fazën 1 është më e madhe se ajo e çliruar në fazën 2. Pra, reaksioni përthith energji, ndaj quhet reaksion endotermik.Por energjia e përthithur në fazën e parë është më e vogël se energjia e çliruar në fazën e dytë. Për këtë arsye, ky reaksion në tërësi shoqërohet me çlirim energjie dhe quhet reaksion ekzotermik.Nëse energjia e përthithur për të këputur lidhjet është më e vogël se energjia e çliruar gjatë formimit të lidhjeve të reja, reaksioni është ekzotermik.Shembulli 2: një reaksion endotermik Nëse e nxehim shumë amoniakun, ai do të shpërbëhet në azot dhe në hidrogjen. Në këtë figurë, për të treguar lidhjet kimike janë përdorur vija. (Vëreni lidhjen trefishe të azotit.)Nëse energjia e përthithur për të prishur lidhjet është më e madhe se energjia e çliruar për formimin e lidhjeve të reja, reaksioni është endotermik.Energjitë e lidhjeveEnergjia e nevojshme për të krijuar ose këputur një lidhje kimike quhet energji e lidhjes. Vëreni me kujdes listën në të djathtë. Nevojiten 242 kJ për të këputur lidhjet në një mol-molekulash klori dhe për të dhënë atome të klorit. Nëse këto atome bashkohen sërish për të formuar molekula, çlirohen 242 kJ energji. Energjia e lidhjes është energjia e nevojshme për të këputur lidhjen kimike. Ajo është e barabartë me energjinë që çlirohet kur kjo lidhje formohet përsëri. Njësia e saj është kJ/mol.HHN HHHN HH HHHH HNNHCl H ClClHH ClH Cl ClH ClHH ClH HH HHH HHClClCl ClClClClClEnergjia e lidhjes (kJ/mol))H2H 436Cl2Cl 242H2Cl 431C2C 346C5C 612C2O 358C2H 413O5O 498O2H 464N N 946N2H 391

