Page 78 - Demo
P. 78
6.3NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME72Energjia e përftuar nga lëndët e djegshmeÇfarë është një lëndë e djegshme?Lëndë e djegshme është çdo substancë që përdorim për të përftuar energji.Ne e shndërrojmë energjinë kimike të lëndëve të djegshme në një formë tjetër energjie.Shumicën e këtyre lëndëve i djegim për të përftuar prej tyre energji në formë nxehtësie.Lëndët e djegshme fosileLëndët e djegshme fosile, si: qymyrguri, nafta dhe gazi natyror (metan), janë lëndët e djegshme kryesore që përdoren në botë. Nga djegia e tyre çlirohet nxehtësi.Në centralet elektrike, lëndët e djegshme fosile digjen për të nxehur ujin. Gjatë nxehjes së tij prodhohen avuj, rryma e të cilëve vë në lëvizje turbinat që prodhojnë energji elektrike.Lëndë të tilla përdoren në fabrika për nxehjen e furrave të shkrirjes, por edhe në shtëpitë tona për gatim dhe ngrohje. (Vajguri, i cili del nga nafta, përdoret edhe për ndriçimin e llambave.)Benzina (produkt i naftës) dhe nafta e automjeteve digjen në motorë, duke prodhuar kështu gaz të nxehtë që lëviz pistonat. Këta të fundit vënë rrotat në lëvizje.lëndë e djegshme + oksigjenenergjiaenergji eçliruaroksidep Djegia e lëndëve të djegshme është një reaksion ekzotermik. Sa më shumë nxehtësi çlirohet, aq më mirë (nëse lënda e djegshme është e sigurt në përdorim).Në botë përdoren sasi mjaft të mëdha lëndësh të djegshme fosile. Kështu për shembull, sasia e naftës që përdoret për djegie arrin në rreth 12 milionë tonë në ditë.Kur themi se një lëndë e djegshme është e dobishme?Pyetjet kryesore që duhet të shtrohen për një lëndë të djegshme: Sa nxehtësi çliron? Nevojitet sa më shumë nxehtësi për ton lënde të djegshme. A shkakton ndotje? Nëse shkakton shumë ndotje, më mirë të mos e përdorim. A gjendet lehtë? Nevojitet furnizim i vazhdueshëm dhe i sigurt. A është e lehtë dhe e sigurt ruajtja e saj? Po transporti? Shumica e lëndëve të djegshme marrin flakë shumë shpejt, prandaj siguria mbetet gjithmonë problem. Sa kushton? Sa më pak, aq më mirë do të ishte.Lëndët e djegshme fosile çlirojnë shumë nxehtësi. Nga ana tjetër ato shkaktojnë ndotje dhe ndotësi më i madh është qymyrguri. Ndër ndotësit përfshihen dioksidi i karbonit (që lidhet me ngrohjen globale) dhe gaze të tjera që shkaktojnë shiun acid. Po në të ardhmen, çfarë do të ndodhë me burimet e lëndëve të djegshme fosile? Në fakt, ritmet me të cilat po përdoren këto lëndë sot janë shumë të shpejta. Disa specialistë thonë se rezervat e naftës ose të gazit mund të shterojnë brenda 50 vjetësh. Megjithatë, në tokë gjenden sasi të mjaftueshme qymyrguri edhe për disa shekuj.

