Page 79 - Demo
P. 79
NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME73Pp Furnizim me një përzierje 85% etanol, 15% benzinë.Dy lëndë të djegshme gjithmonë e më të rëndësishmePër shkak të rrezikut të ngrohjes globale, përherë e më shumë po nxitet përdorimi i lëndëve të reja të djegshme, siç janë etanoli dhe hidrogjeni.Etanoli është një alkool me formulën C2H5OH. Ai mund të nxirret nga çfarëdolloj bime, për shembull, nga kallamsheqeri në Brazil dhe nga misri në ShBA. Etanoli përdoret në motorët e makinave i pastër ose i përzier me benzinë. Hidrogjeni është gaz që digjet me shpërthim në oksigjen, duke çliruar aq shumë energji, sa përdoret si lëndë e djegshme në raketat hapësinore. Gjithashtu, ai përdoret në bateritë e makinave (pa djegie) për të prodhuar energji elektrike.Në tabelën e mëposhtme janë krahasuar sasi të energjive që çlirohen nga djegia e disa substancave.Lënda e djegshme Barazimi për djegien në oksigjen Nxehtësia e çliruar në kJ për gram lëndë e djegshmegaz natyror (metan) CH4(g) 1 2O2(g) CO2(g) 1 2H2O( l) 255etanol C2H5OH( l ) 1 3O2 (g) 2CO2(g) 1 3H2O( l ) 286hidrogjen 2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(g) 2143nnnnKrU-235Ba+ energjip Kur goditet nga një neutron, një atom U-235 zbërthehet në atome të tjera, duke çliruar një sasi shumë të madhe energjie.Lëndët bërthamoreLëndët bërthamore nuk digjen. Ato përmbajnë atome të paqëndrueshme, të cilat quhen radioizotope. Me kalimin e kohës, ato zbërthehen në mënyrë të natyrshme në atome të reja, duke çliruar rrezatim dhe shumë energji.Por radioizotopet mund \neutrone. Kjo ndodh në një central bërthamor. Energjia e çliruar përdoret për të nxehur ujin, i cili kthehet në avull. Rryma e avullit shërben për të vënë në lëvizje turbinat që prodhojnë rrymë elektrike. Zakonisht përdoret radioizotopi i uranit-235. Kur ky radioizotop zbërthehet, atomet e reja që krijohen janë shumë të paqëndrueshme dhe vazhdojnë të zbërthehen më tej.Lëndët bërthamore kanë dy përparësi të mëdha: Çlirojnë një sasi të madhe energjie. Një topth lëndë bërthamore sa një kokërr bizele jep energji sa një ton qymyrgur. Nuk përftohen dioksid karboni dhe gaze të tjera ndotëse. Megjithatë, radioizotopet kanë edhe veti të dëmshme. Nga shpërthimi i një centrali bërthamor mund të shpërndahen (për shkak të erës) lëndë radioaktive në sipërfaqe të mëdha. Mbetjet që prodhohen në këto centrale janë gjithashtu radioaktive dhe mund të paraqesin rrezikshmëri të lartë për qindra vjet. Gjetja e një vendi ku këto lëndë të depozitohen në mënyrë të sigurt mbetet një problem i mprehtë. p Shenjë paralajmëruese për rrezikun e rrezatimit.1. a) Vizatoni një diagram nivelesh energjetike që tregon: i. një lëndë të djegshme, e cila çliron shumë nxehtësi; ii. një lëndë të djegshme, e cila çliron pak nxehtësi. b) Çfarë duhet të dini tjetër që të përcaktoni nëse një lëndë e djegshme është e dobishme për përdorim?2. Shihni sërish tabelën e mësipërme. Nga gjithë informacioni i dhënë, cila nga tri lëndët e djegshme mendoni se është më e dobishme për përdorim? Shpjegoni pse.3. Nga djegia e butanit (C4H10) formohen të njëjtat produkte si metani. Shkruani barazimin kimik të djegies së tij.

