Page 8 - Demo
P. 8
21.1Reaksionet kimikeRreth nesh ndodhin mijëra reaksione të ndryshme, si: në gjallesa, laboratorë, fabrika, në shtëpi etj. Këto reaksione janë disa llojesh: bashkimi, zëvendësimi, asnjanësimi, precipitimi, redoks etj. Reaksionet redoks përbëjnë grupin më të madh, tek i cili do të përqendrohemi në këtë kapitull.OksidimiMagnezi digjet në ajër duke lëshuar flakë të bardhë verbuese. Në fund të reaksionit të djegies formohet pluhuri i bardhë i oksidit të magnezit.Reaksioni jepet si më poshtë:magnez 1 oksigjen → oksid magnezi2Mg(ng) 1 O2(g) → 2MgO(ng)Siç shihet nga reaksioni, magnezi është lidhur me oksigjenin, pra themi që ai është oksiduar. Procesi i marrjes së oksigjenit nga magnezi quhet oksidim, ndërsa magnezi është oksiduar.ReduktimiLe të shohim se çfarë ndodh kur hidrogjeni kalon mbi oksidin e bakrit(II) të nxehur. Ngjyra e zezë e oksidit të bakrit(II) ndryshon. Ajo kthehet në rozë, që i përket bakrit në gjendje të lirë. Ka ndodhur pikërisht ky reaksion:oksid bakri(II) 1 hidrogjen bakër 1ujë CuO(ng) 1 H2(g) Cu(ng) 1 H2O(l)Oksidi i bakrit ka dhënë oksigjenin, pra bakri është reduktuar.Dhënia e oksigjenit quhet reduktim.oksid bakri(II) i zi nxehtësidërgohet hidrogjenp Djegia e magnezit në oksigjen.p Hekuri gjendet në natyrë (në tokë) si oksid hekuri(III) Fe2 O3. Ky oksid reduktohet në hekur në furrnaltë. Siç e shohim, hekuri i shkrirë rrjedh nga pjesa fundore e furrnaltës. p Ndërsa te biçikletat, hekuri është oksiduar në oksid hekuri(III). Ky proces quhet ndryshkje. Formula e ndryshkut është Fe2 O3.2H2O.REAKSIONET REDOKSOksidimi dhe reduktimi

