Page 80 - Demo
P. 80


                                    6.4NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME74Çlirimi i energjisë si rrymë elektrikeElementi galvanikKur shtypim butonin e një llambe elektrike dore, llamba ndizet. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një qark të mbyllur elektrik. Ne e dimë se, në këtë rast, ndriçimi i dritës së llambës është produkt i kalimit të rrymës elektrike nëpër fijen metalike të llambës. Gjithashtu dimë se llamba e dorës punon me bateri ose pilë. Për të shpjeguar se si ndodh procesi i përftimit të rrymës elektrike në bateri ose pila duhet të njohim më parë ndërtimin dhe funksionimin e elementit galvanik. Elementi galvanik më i zakonshëm është pila e Danielit (pila bakër-zink), e cila përbëhet nga dy pjesë ose nga dy gjysmelemente:a) nga një pllakë zinku e zhytur në tretësirën ujore të 1 M ZnSO4(gjysmelementi I);b) nga një pllakë bakri e zhytur në tretësirën ujore 1 M të CuSO4(gjysmelementi II). Të dyja pllakat lidhen me një përcjellës metalik, në të cilin mund të montohet një galvanometër ose një llambë elektrike (që të tregojë kalimin errymës), ndërsa të dyja tretësirat lidhen me njëra-tjetrën me anë të një tubi në formën e germës U, i cili quhet urë kripore. Ura është e mbushur me tretësirë të një kripe, si p.sh., KCl, dhe në të dyja fundet e saj është e mbyllur me membrana poroze. Në vend të urës së kripës mund të vendoset një membranë poroze. Funksionimi i elementit galvanik (ose i pilës së Danielit)a) Pllaka e zinkut është më aktive se pllaka e bakrit. Kjo bën që atomet që ndodhen në sipërfaqe të pllakës prej Zn të japin secili nga dy elektrone. Jonet e Zn2+ kalojnë në tretësirën e ZnSO4, duke rritur përqendrimin e joneve Zn2+ në tretësirë (ena 1). Pllaka e Zn (anoda) fiton ngarkesë negative. Përqendrimi i joneve Zn2+ në enën 1 është më i madh se përqendrimi i joneve SO42- .b) Nga pllaka e zinkut vijnë elektrone te pllaka e bakrit, të cilat i marrin jonet Cu2+ të tretësirës së sulfatit të bakrit. Jonet Cu2+ largohen nga tretësira e CuSO4drejt pllakës së Cu dhe depozitohen në sipërfaqe të saj. Masa e pllakës së bakrit (katodës) rritet. Për shkak të largimit të elektroneve të sipërfaqes së saj, pllaka e bakrit fiton ngarkesë pozitive. Në enën 2 kemi ulje të përqendrimit të joneve Cu2+ dhe rritje të përqendrimit të joneve SO42-. Reaksionet që zhvillohen në këtë rast paraqesin procesin e oksidimit dhe procesin e reduktimit, që zhvillohen përkatësisht në gjysmelementin e parë (ena 1) dhe në gjysmelementin e dytë (ena 2):  a) oksidim: Zn Zn2+ + 2e–; b) reduktim: Cu2+ + 2e– Cu. Diferenca e ngarkesave në pllakat e Zn dhe Cu dhe diferenca e ngarkesave në tretësirat ZnSO4 dhe CuSO4 bën të mundur lëvizjen e elektroneve dhe të joneve. Drejtimi i lëvizjes së elektroneve do të jetë nga metali më aktiv, drejt metalit më pak aktiv. Në këtë mënyrë, elektronet nga elektroda e zinkut përshkojnë përcjellësin dhe vijnë tek elektroda e bakrit, ndërsa jonet sulfat nëpërmjet urës Zn A R CueZn++ CuP++Zn/Zn++ Cu/Cu++- +! Elementet galvanike ose voltaike, thjesht pilat ose bateritë, janë pajisje, në të cilat zhvillohen reaksione kimike të oksidoreduktimit. Në to energjia kimike e reaksionit shndërrohet në energji elektrike (përftohet rrymë elektrike e vazhduar).p element galvanik!aktiviteti në rritjeRenditja sipas shkallës së aktivitetitMetalet janë renditur sipas shkallës së aktivitetit krahasuar me hidrogjenin.natriumikalciumimagnezialuminizinkuhekurihidrogjenibakrimërkuriargjendi
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84