Page 81 - Demo
P. 81
NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME75P1. A mund të përftohet rrymë elektrike nga një reaksion joredoks? Shpjegoni pse.2. Në një bateri të thjeshtë, cili nga metalet lëshon elektrone: metali më aktiv apo metali më pak aktiv?3. Një tel lidh pllakën e magnezit dhe pllakën e bakrit, të cilat janë të zhytura në një elektrolit. Në pllakën e bakrit shfaqen flluska. Pse?4. Lidhni dy pllaka hekuri duke përdorur një tel dhe zhytini në një elektrolit. A do të përftohet rrymë elektrike? Shpjegoni pse.5. a) Në një bateri me hidrogjen, cila është lënda e djegshme? b) Si kalojnë elektronet në këtë bateri? c) Çfarë funksioni ka elektroliti?75– +O2 H (g) nga ajri 2 (g) nga rezervuarielektrodat e karbonit përmbajnë një katalizatornjë elektrolit (p.sh., tretësirë hidroksid kaliumi)H2O (g)Çlirohen avuj uji.rrjedha e elektroneve Rryma mund të përdoret për ndriçim ose për të vënënë lëvizje një makinë. H2O (g)Bateria me hidrogjenNë baterinë me hidrogjen, hidrogjeni dhe oksigjeni lidhen pa djegie. Ky kombinim është një reaksion redoks. Energjia çlirohet si rrymë elektrike.Ashtu si bateritë e thjeshta, edhe kjo bateri ka pol negativ që jep apo lëshon elektrone, një pol pozitiv që i merr apo i përthith ato, dhe një elektrolit.Të dyja polet janë prej karboni.Te poli negativ dërgohet hidrogjen, ndërsa te poli pozitiv dërgohet oksigjen (nga ajri). Elektroliti përmban jone OH 2.Në polin negativ Në polin pozitiv Hidrogjeni lidhet me jonet OH2dhe jep elektrone. Ai oksidohet:2H2(g) 1 4OH 2(uj) 4H2O(l ) 1 4e 2Rryma e elektroneve kalon nëpër tel drejt polit pozitiv. E njëjta gjë ndodh edhe me telat në shtyllat gjatë rrugëve, përmes të cilëve rryma vjen deri në banesat tona për ndriçim, gatim etj. Elektronet merren nga molekulat e oksigjenit.Oksigjeni reduktohet në jone OH2:O2(g) 1 2H2O(l ) 1 4e2 4OH2(uj)Por përqendrimi i joneve OH2 në elektrolit nuk rritet. Pse?Duke mbledhur dy gjysmëbarazimet përftohet barazimi kimik i përgjithshëm:2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l ) (reaksion redoks)Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujë.elektrolitike kalojnë nga tretësira e CuSO4, në drejtim të tretësirës së ZnSO4, me qëllim që të sigurohet barazimi i ngarkesave në të dyja tretësirat. Dukuria e kalimit të elektroneve dhe të joneve është domosdoshmëri për funksionimin e elementit galvanik (pilës) dhe për mbylljen e qarkut. Një element galvanik nuk mund të prodhojë energji elektrike, në qoftë se dy gjysmelementet nuk janë të lidhura me anë të përcjellësit metalik dhe urës elektrolitike. Reaksioni i plotë që ndodh gjatë funksionimit të këtij elementi galvanik është: Zn + Cu2+ Zn2+ + CuRezultati përfundimtar i këtij procesi është shndërrimi i energjisë kimike në energji elektrike. Paraqitja e një elementi galvanik bëhet me simbolikën e mëposhtme. Po i referohemi pilës së Danielit. Procesi i oksidimit paraqitet i pari, ndërsa ai i reduktimit paraqitet i dyti.Forma e reduktuar dhe ajo e oksiduar ndahen nga një vijë vertikale. Kështu, gjysmelementi i oksidimit dhe ai i reduktimit paraqiten: I) Zn│Zn2+ II) Cu2+│CuDy gjysmelementet ndahen nga dy vija vertikale që përfaqësojnë urën kripore. Elementi galvanik i këtij rasti paraqitet:Zn│Zn2+││Cu2+│Cu

