Page 82 - Demo
P. 82
NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME76BateritëPërdorimi i bateriveNë jetën e përditshme bateritë janë shumë të rëndësishme. Makinat dhe autobusët nuk mund të ndizen pa to. Po ashtu, elektrikët e dorës, telefonat celularë, kompjuterat portativë, aparatet fotografike, pajisjet për të dëgjuar muzikë etj., nuk mund të punojnë pa bateri. Skema në të djathtë tregon një model baterie të thjeshtë (quhet ndryshe edhe element galvanik). Të gjitha bateritë kanë dy lëndë të ngurta me aktivitet të ndryshëm dhe një elektrolit. Lënda më aktive i jep më lehtë elektronet që dalin nga bateria si rrymë elektrike. Kjo lëndë quhet pol negativ ose elektrodë negative, apo edhe skaj negativ.Bateria që paraqitet në faqen 72 është më e thjeshta nga të gjitha të tjerat, por nuk është shumë praktike. Për shembull, atë nuk mund ta përdorësh në një elektrik dore dhe as për të ndezur një makinë, sepse nuk ka tensionin e duhur për çdo rast. Pra, nevojiten lloje të tjera baterish.Bateria e një elektriku dore Bateritë e elektrikëve të dorës janë “të thata” dhe transportohen lehtë. Rryma kryen punë(për shembull, ndriçon një llambë).– +rrjedha e elektroneve(rryma elektrike)më shumë aktive më pak aktiveelektrolit p Bateria e këtij elektriku dore funksionon falë reaksioneve redoks. motorino rrjedha e elektroneveplumb dioksid plumbi acid sulfurik– + Kjo është një bateri makine, e cila përbëhet nga gjashtë çifte pllakash të lidhura në një kuti plastike.Bateria “mbaron” kur ndërpritet reaksioni.Bateria e makinësBateria e makinës përbëhet nga pllaka plumbi dhe dioksidi plumbi, të zhytura në një tretësirë acidi sulfurik, siç tregohet në të djathtë. Ja çfarë ndodh:1. Pllaka e plumbit hyn në reaksion me acidin sulfurik, duke dhënë sulfat plumbi(II):Pb(ng) 1 H2SO4(uj) PbSO4(ng) 1 2H 1 1 2e 2Sulfati i plumbit(II) vesh pllakën.2. Elektronet kalojnë nëpër tel si rrymë elektrike. Kjo vë në punë motorinon.3. Elektronet kthehen nëpërmjet telit te pllaka e dioksidit të plumbit. Ky hyn gjithashtu në reaksion me acidin, duke formuar sulfat plumbi(II), i cili vesh pllakën:PbO2(ng) 1 H2SO4(uj) 1 2H 1 1 2e 2PbSO4(ng) 1 2H2O(l)Në fakt, bateria e makinës ka zakonisht 6 çifte pllakash të lidhura bashkë, që japin në tërësi një tension prej 12 voltësh.Elektroliti shpesh është hidroksid natriumi ose kaliumi, i përpunuar në formë brumi, dhe nuk rrjedh. (Për këtë arsye, bateri të tilla quhen alkaline.)Mbështjellësja metalike është poli negativ. Zakonisht është prej zinku.Poli pozitiv është brenda, në mes. Zakonisht është dioksid mangani, i ngjeshur rreth një shufre karboni. Jonet Mn41marrin elektrone dhe shndërrohen në jone Mn31.

