Page 84 - Demo
P. 84


                                    6.5NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME78Reaksionet e prapësueshme Kur nxehim kristalet e sulfatit të bakrit(II)…Kristalet e kaltra janë kristalhidrate të sulfatit të bakrit(II). Kur ngrohen, ato shndërrohen në pluhur të bardhë. Ky është sulfat bakri(II) pa ujë:1. CuSO4.5H2O(ng) CuSO4(ng) 1 5H2O(l) Reaksioni është i prapësueshëm: i shtojmë ujë. Sulfati i bakrit(II) anhidër (pa ujë) çliron nxehtësi dhe bëhet i kaltër. Reaksioni është:2. CuSO4(ng) 1 5H2O(l) CuSO4.5H2O(ng)1Uji i kristalizimit !  Uji në kristalet e sulfatit të bakrit(II) të kaltër quhet ujë i kristalizimit. Me kristalhidrat kuptojmë praninë e molekulave të ujit në strukturën e tij. Anhidër (pa ujë).Reaksioni Komente N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g) azot hidrogjen amoniakKy është një reaksion shumë i rëndësishëm, sepse amoniaku përdoret për të prodhuar acid nitrik dhe plehra kimike.2SO2(g) 1 O2(g) 2SO3(g)dioksid squfuri oksigjen trioksid squfuri Ky është një hap kyç në prodhimin e acidit sulfurik.CaCO3(ng) CaO(ng) 1 CO2(g)karbonat kalciumi oksid kalciumi dioksid karboniKjo është një shpërbërje termike, për të cilën nevojitet nxehtësi. Oksidi i kalciumit (që quhet gëlqere ose gëlqere e pashuar) ka shumë përdorime.Kështu, reaksioni mund të zhvillohet në të dyja drejtimet, pra është një reaksion i prapësueshëm. Reaksioni 1 quhet reaksion i drejtë, ndërsa reaksioni 2 ështëreaksion i zhdrejtë. Ne përdorim simbolin në vend të një shigjete të vetme, për të treguar se një reaksion është i prapësueshëm. Kështu, barazimi për reaksionin e mësipërm është:CuSO4.5H2O(ng) CuSO4(ng) 1 5H2O(l)Çfarë ndodh gjatë reaksionit?Reaksioni 1 kërkon nxehtësi, pra është endotermik. Në reaksionin 2, pluhuri i bardhë nxehet dhe kërcen kur ia hedhim ujin me pika, kështu që ky reaksion është ekzotermik. Ai çliron po të njëjtën sasi nxehtësie që përthithi reaksioni 1.Një reaksion i prapësueshëm është endotermik në një kah dhe ekzotermik në kahun e kundërt. Energjia që përftohet në njërin kah të reaksionit, është e barabartë me atë që çlirohet në kahun tjetër të tij.Disa reaksione të prapësueshmeShumë reaksione janë të prapësueshme. Ja disa shembuj:energjipluhur i bardhë kristale të kaltra ndryshim energjie p Në një reaksion të prapësueshëm, ndryshimi energjetik është i njëjtë në të dyja drejtimet, por me shenjë të kundërt.2Prova për ujin !Uji e kthen ngjyrën e: sulfatit të bakrit(II) pa ujë nga e bardhë në të kaltër; klorurit të kobaltit(II) nga e kaltër në rozë.Të dyja përbërjeve iu shtua uji i kristalizimit dhe ndryshuan ngjyrë. Për t’i kthyer siç ishin, mjafton t’i nxehim ato (të largojmë ujin).
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88