Page 85 - Demo
P. 85
NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME79Reaksionet e prapësueshme dhe ekuilibriSiç e pamë në tabelën e fundit, reaksioni midis azotit dhe hidrogjenit për të përftuar amoniak është i prapësueshëm:N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g)Le të shohim se çfarë ndodh gjatë reaksionit.HHHHNN NNNNN NNN NNNN N NHHHHHHHH HHH HH HHH HHHHHHHHHHHH H HHHH HHH HHHHHH HHHH HHHHHH HHN NNNHHN NNNHH HHHHH HHH HHTri molekula hidrogjen hyjnë në reaksion me një molekulë azot dhe formojnë dy molekula amoniak. Kështu, nëse fusim sasinë e duhur të azotit dhe të hidrogjenit në një enë të mbyllur……a do të kthehet e gjithë përzierja në amoniak? Përgjigjja është: jo. Kur formohet një sasi e caktuar amoniaku, sistemi arrin një gjendje ekuilibri dinamik. Që aty……sa herë që formohen dy molekula amoniaku, dy të tjera shpërbëhen në azot dhe hidrogjen. Kështu që numri i molekulave të amoniakut mbetet i pandryshueshëm.P1. Çfarë kuptoni me termin reaksion i prapësueshëm?2. Shkruani me fjalë reaksionin midis sulfatit të bakrit(II) të ngurtë dhe ujit.3. Si do ta kthenit kristalhidratin e sulfatit të bakrit(II) në sulfat të bakrit(II) pa ujë?4. Çfarë do të vëreni nëse vendosni një fletë klorur kobalti(II) ngjyrë rozë në një sobë të ngrohtë?5. Shpjegoni termin ekuilibër dinamik.6. Azoti dhe hidrogjeni përzihen për të formuar amoniak.a) Shumë shpejt, dy reaksione do të ndodhin në përzierje. Jepni barazimet për to.b) Për njëfarë kohe, shpejtësia e reaksionit të drejtë është më e madhe sesa shpejtësia e reaksionit të zhdrejtë. A është arritur ekuilibri? Shpjegoni pse.Ekuilibër do të thotë se nuk ka një shndërrim të plotë. Përqendrimet e azotit, hidrogjenit dhe amoniakut mbeten të pandryshueshme. Termi dinamik do të thotë se ka shndërrim të vazhdueshëm: molekulat e amoniakut shpërbëhen vazhdimisht, ndërkohë që formohen të reja.Në një sistem të mbyllur, një reaksion i prapësueshëm arrin një gjendje ekuilibri dinamik, ku reaksioni i drejtë dhe ai i zhdrejtë ndodhin me të njëjtën shpejtësi. Për këtë arsye nuk ndodh shndërrim i plotë.Në vend të termit ekuilibër dinamik zakonisht përdorim termin ekuilibër.Le të imagjinojmë se drejtojmë një fabrikë që prodhon amoniak dhe duam që prodhimi i tij të jetë sa më i madh. Por reaksioni mes azotit dhe hidrogjenit nuk shkon kurrë deri në fund. Kur arrihet ekuilibri, një molekulë amoniaku shpërbëhet sa herë që formohet një e re. Çfarë mund të bëhet për të rritur prodhimin e amoniakut? Këtë do ta zbulojmë në temën në vijim.p Të shqetësuar për prodhimin?

