Page 86 - Demo
P. 86
6.6NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME80Zhvendosja e ekuilibritReaksionet e prapësueshme dhe zhvendosja e ekuilibritReaksionet e prapësueshme nuk zhvillohen deri në fund. Ato zhvillohen në të dyja kahet. Le të shohim sërish reaksionin midis azotit dhe hidrogjenit:N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g)N NN N H HH HHHN HH HH HH HH HH HHHNH HHHHHHN HHH H HH HNHHHNHHHNHHHN NN N NHH HNHH HH HH HH H H HN NN NNHH HNHH HNHH HNHHHHHHH100%reaktantë100%produktNë këtë skemë është paraqitur përzierja e përbërjeve në ekuilibër. Sasia e amoniakut në të nuk do të rritet ……sepse ndërkohë që formohet një molekulë e re amoniaku, një tjetër shpërbëhet. Në këtë skemë, trekëndëshi i kuq tregon përzierjen në ekuilibër. Por, siç e shohim, ai është paksa i zhvendosur nga qendra. Pse?Reaksioni i drejtë është ekzotermik, pra çliron nxehtësi. Reaksioni i zhdrejtë është endotermik, pra përthith nxehtësi. Nxehtësia i përshpejton të dyja reaksionet…N2 1 3H2çlirim nxehtësie 2NH3 2NH3përthithje energjie N2 1 3H2 nxehtësiH HH HH HN N NHHHHH N H100%reaktantë100%produkt…Por, nëse e nxehim përzierjen në ekuilibër, ajo vepron për të kundërshtuar ndryshimin. Ndërkohë rritet sasia e amoniakut që shpërbëhet për t’u përthithur nxehtësia e shtuar.Kështu, reaksioni e arrin ekuilibrin më shpejt, por përzierja e re në ekuilibër ka më pak amoniak. Ky nuk është rezultati që kërkojmë.Gjatë procesit industrial kërkohet të prodhohet sa më shumë amoniak që të jetë e mundur. Si mund të realizohet kjo? Për këtë na vjen në ndihmë Parimi Lë Shatëlje [Le Chatelier]:Nëse në një reaksion të prapësueshëm, i cili është në ekuilibër, bëhet një ndryshim, sistemi vepron për të kundërshtuar ndryshimin dhe për të rivendosur ekuilibrin.Reaksioni tenton të arrijë një gjendje të re ekuilibri.Një reaksion i prapësueshëm arrin gjithmonë një ekuilibër në një sistem të mbyllur. Por duke ndërruar kushtet, ne mund ta zhvendosim ekuilibrin, me qëllim që përzierja të përmbajë më shumë produkt. Le të shohim katër ndryshimet që mund të bëjmë.1. Ndryshimi i temperaturësA do të ndihmonte rritja e temperaturës në përftimin e një sasie më të madhe amoniaku? Le ta shohim.Po nëse e ulim temperaturën? Sistemi vepron për të kundërshtuar ndryshimin e bërë: formohet më shumë amoniak, duke çliruar nxehtësi. Por, nëse temperatura është shumë e ulët, reaksioni kërkon një kohëzgjatje më të madhe për të arritur ekuilibrin. Në një fabrikë, koha është faktor limit. Për këtë arsye, më mirë të zgjidhet një temperaturë mesatare.100%reaktantë100%produktp Një ndryshim në kushtet e reaksionit na ka çuar në një përzierje të re në ekuilibër, me më shumë amoniak. Ekuilibri është zhvendosur djathtas, duke favorizuar produktin.

