Page 87 - Demo
P. 87
NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME81P2. Ndryshimi i trysnisë3. Ndryshimi i përqendrimit të amoniakutNë gjendjen e ekuilibrit përqendrimet e reaktantëve dhe të produkteve nuk ndryshojnë. Që të rritet përqendrimi i amoniakut duhet që ekuilibri të zhvendoset djathtas dhe që të arrihet kjo duhet që amoniaku të largohet vazhdimisht. Amoniaku i ndodhur në përzierjen e gaztë ftohet dhe kthehet në lëng, ndërsa hidrogjeni dhe azoti i mbetur në përzierje rikthehen në proces.Shënim:Shtimi i një katalizatori nuk ndikon në zhvendosjen e ekuilbrit.Një katalizator përshpejton në mënyrë të njëjtë reaksionin e drejtë dhe reaksionin e zhdrejtë. Kështu, reaksioni e arrin ekuilibrin më shpejt, duke kursyer kohë. Hekuri është një katalizator për reaksionin e përftimit të amoniakut, megjithatë sasia e amoniakut nuk ndryshon. Zgjedhja e kushteve optimalePër të përftuar sa më shumë amoniak, është mirë që: të përdoret trysni e lartë dhe të largohet amoniaku, të përdoret temperaturë mesatare dhe një katalizator për të shpejtuar reaksionet.Tashmë e dimë se: ndryshimi i temperaturës çon në ndryshimin e ekuilibrit të reaksionit, si rrjedhojë ndryshon prodhimi; ndryshimi i trysnisë e ndryshon ekuilibrin, vetëm nëse numri i molekulave të gazta është i ndryshëm në të dyja anët e barazimit.Po mbi rendimentin, si ndikojnë këto ndryshime? Rritja e temperaturës u jep molekulave më shumë energji, ndërsa rritja e trysnisë bën që ato të afrohen më shumë. Pra, mbajtja e tyre në vlera të caktuara që ndikojnë në rritjen e produktit, bën që rendimenti të jetë më i lartë.!!Trysnia krijohet nga molekulat e gazit, që përplasen pas mureve të enës. Sa më shumë molekula të ketë, aq më e lartë trysnia.Kur rritim trysninë, përzierja në ekuilibër vepron që ta kundërshtojë këtë. Përftohet më shumë amoniak.Kështu, sasia e amoniakut në përzierje është rritur. Ekuilibri është zhvendosur djathtas. Kjo është mjaft e rëndësishme për industrinë.100%reaktantë100%produkt4 molekula 2 molekulaH HH HHHN NNNH HHHH H100%reaktantë100%produkt4 molekula 2 molekulaH HH HHHN NNNH HHHH H100%reaktantë100%produkt4 molekula 2 molekulaH HH HHHN NNNH HHHH HNdikimi i përqendrimit në zhvendosjen e ekuilibrit në reaksionet e prapësueshmereaktantë produkte rritja e përqendrimit të reaktantëve ose ulja e përqendrimit të produkteve çon në zhvillimin e reaksionit të drejtë (1). ulja e përqendrimit të reaktantëve ose rritja e përqendrimit të produkteve çon në zhvillimin e reaksionit të zhdrejtë (2).1. Reaksioni midis azotit dhe hidrogjenit është i prapësueshëm. Kjo gjë shkakton probleme në fabrikën e amoniakut. Pse?2. Ç’thotë Parimi Lë Shatëlje? Shkruajeni atë.3. Shpjegoni pse në prodhimin e amoniakut:a) përdoret trysni e lartë;b) largohet amoniaku. 4. Dioksidi i squfurit (SO2) dhe oksigjeni hyjnë në një reaksion ekzotermik dhe formojnë trioksid squfuri (SO3). Reaksioni është i prapësueshëm.a) Shkruani barazimin me formula për këtë reaksion.b) Çfarë ndodh me prodhimin e trioksidit të squfurit nëse: i. rritim trysninë; ii. rritim temperaturën?Ndikimi i temperaturës dhe i trysnisë në zhvendosjen e ekuilibrit të një reaksioni të prapësueshëm. Rritja e temperaturës favorizon zhvillimin e reaksionit endotermik, ndërsa ulja e saj favorizon reaksionin ekzotermik. Rritja e trysnisë favorizon reaksionin që çon në uljen e numrit të moleve, ndërsa ulja e trysnisë favorizon zhvillimin e reaksionit që çon në rritjen e numrit të moleve të gazta.

