Page 88 - Demo
P. 88
Kontrolli i kapitullit 6Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Jepet reaksioni midis një baze dhe një acidiNaOH(uj) 1 HCl(uj) NaCl(uj) 1 H2O(l)a) Si quhet ndryshe ky reaksion?b) Ai është ekzotermik. Çfarë do të thotë kjo?c) Çfarë do të ndodhë me temperaturën e tretësirës kur përbërjet hyjnë në reaksion?d) Vizatoni një diagram energjie për reaksionin.2 . Për të tretur dy përbërje u përdor ujë në temperaturën 25°C. Temperatura e secilës tretësirë u mat menjëherë pas tretjes. Përbërja Temperatura e tretësirës/ °Cnitrat amoni 21klorur kalciumi 45a) Bëni një listë të mjeteve që duhen për këtë eksperiment.b) Njehsoni ndryshimin e temperaturës në tretjen e çdo përbërjeje.c) i. Në cilin rast procesi i tretjes është ekzotermik? ii. Si dolët në këtë përfundim? iii. Shpjegoni si ndryshoi energjia e joneve të kësaj përbërjeje në tretësirë, krahasuar me atë të joneve në përbërjen e ngurtë?d) Për secilin rast vlerësoni temperaturën e tretësirës, nëse: i. sasia e ujit përgjysmohet, por përdoret e njëjta masë e përbërjes; ii. masa e përbërjes përgjysmohet, por vëllimi i ujit nuk ndryshon; iii. edhe masa e përbërjes, edhe vëllimi i ujit përgjysmohen.3. Nxehim kristalhidrate të sulfatit të bakrit(II):akullkristalhidrat i sulfatit të bakrit(II) nxehtësia) Për çfarë shërben akulli?b) Si do të ndryshojë ngjyra në provëz?c) A është ky një reaksion i prapësueshëm? Çfarë do të thotë kjo?d) Shpjegoni pse është i tillë.e) Shkruani barazimin për reaksionin e prapësueshëm.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni se çfarë kuptimi kanë këta terma:reaksion ekzotermik; reaksion endotermik; përmendni shembuj reaksionesh ekzotermike dhe endotermike; vizatoni diagrame të niveleve energjetike për to; tregoni njësinë e përdorur për matjen e energjisë; shpjegoni se çfarë kuptimi kanë shenjat 1 dhe 2 në vlerat e energjisë; shpjegoni se për çfarë përdoret një lëndë e djegshme; cilat janë lëndët e djegshme fosile; tregoni si përdoren ato; shpjegoni se çfarë janë lëndët bërthamore; emërtoni një prej tyre; tregoni përparësitë dhe të metat e lëndëve bërthamore; tregoni si përdoren hidrogjeni dhe etanoli si lëndë të djegshme; shpjegoni me shembuj se çfarë është një reaksion i prapësueshëm; shkruani simbolin për një reaksion të prapësueshëm; përshkruani se si kalon kristalhidrati i sulfatit të bakrit(II) në përbërje pa ujë dhe si kthehet sërish në gjendje fillestare; shpjegoni se pse sulfati i bakrit(II) pa ujë përdoret për të provuar praninë e ujit; përdorni konceptin e këputjes dhe të formimit të lidhjeve për të shpjeguar pse një reaksion është ekzo- ose endotermik; përkufizoni energjinë e lidhjeve; njehsoni ndryshimin energjetik në një reaksion, kur ju janë dhënë barazimi dhe vlerat e energjisë së lidhjes; përshkruani një bateri të thjeshtë dhe shpjegoni pse rryma elektrike lind nga reaksioni redoks; gjeni se cili metal mund të jetë poli negativ në një bateri të thjeshtë; formuloni gjysmëbarazimet për reaksionet që ndodhin në një bateri të thjeshtë; përshkruani baterinë me hidrogjen dhe jepni reaksionin e përgjithshëm që ndodh në të; shpjegoni pse një reaksion i prapësueshëm në një enë të mbyllur nuk shkon deri në fund; jepni disa mënyra se si mund të përftoni më shumë produkt në një reaksion të prapësueshëm; parashikoni ndikimin e ndryshimit të temperaturës dhe të trysnisë për një reaksion të prapësueshëm; përshkruani si ndikon një katalizator në një reaksion të prapësueshëm; parashikoni ndikimin e ndryshimit të kushteve në një reaksion të prapësueshëm në tretësirë.NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME82

