Page 89 - Demo
P. 89
Njohuri të thelluara4. Lënda e djegshme gaz natyror është kryesisht metan. Djegia e tij në oksigjen është një reaksion ekzotermik:CH4(g) 1 2O2(g) CO2(g) 1 2H2O(l)a) Shpjegoni me anë të këputjes dhe krijimit të lidhjeve, pse ky reaksion është ekzotermik. b) i. Kopjoni dhe plotësoni këtë diagram energjie për reaksionin, duke treguar: A. ndryshimin e përgjithshëm energjetik; B. energjinë e nevojshme për të këputur lidhjet; C. energjinë e çliruar nga formimi i lidhjeve të reja. CH4 (g) + 2O2 (g)energjiii. Metani nuk digjet në ajër, nëse nuk shkaktohet një shkëndijë ose flakë. Pse?c) Kur 1 mol metani digjet në oksigjen, ndryshimi energjetik është -890 kJ. i. Çfarë do të thotë shenja –? ii. Cila fjalë përshkruan një reaksion me këtë lloj ndryshimi energjetik?d) Sa energji çlirohet kur digjet 1 gram metan? (ArC 5 12, H 5 1.)5. Një pllakë bakri dhe një pllakë magnezi u pastruan me letër smerili dhe pastaj u lidhën siç tregohet më poshtë. Llamba u ndez.pllakë bakri acid sulfurikpllakë magnezia) Pse u pastruan metalet?b) Emërtoni elektrolitin e përdorur.c) Shpjegoni pse u ndez llamba.d) Cili metal jep elektrone në qark?e) Në këtë vendosje, energjia ndryshon nga një formë në tjetrën. Shpjegoni pse.f) Si quhet kjo lloj vendosjeje?g) Argumentoni pse vendosja e mësipërme nuk mund të përdoret si bateri për elektrik dore.6. Gazi hidrazinë N2H4 digjet në oksigjen:NHNHH H(g) + O O (g) N N (g) + 2OHH(g)a) Numëroni dhe bëni një listë të lidhjeve të këputura në këtë reaksion.b) Bëni një listë të lidhjeve që u formuan.c) Njehsoni energjinë e plotë: i. që duhet për të shpërbërë lidhjet; ii. që çlirohet nga formimi i lidhjeve të reja. (Energjitë e lidhjeve në kJ/mol janë: N2H 391; N2N 158; N N 945; O2H 464; O5O 498.)d) Njehsoni ndryshimin energjetik për këtë reaksion.e) Çfarë reaksioni është: ekzotermik apo endotermik?f) Nga vjen dhe ku shkon energjia?g) Shpjegoni sa e përshtatshme është hidrazina si lëndë e djegshme.7. Hidrogjeni dhe bromi hyjnë në reaksion të prapësueshëm: H2(g) 1 Br2 (g) 2HBr(g)a) Tregoni cili prej veprimeve të mëposhtme do të favorizojë formimin e bromurit të hidrogjenit: i. shtimi i hidrogjenit; ii. pakësimi i bromit; iii. largimi i bromurit të hidrogjenit pasi formohet.b) Shpjegoni pse rritja e trysnisë nuk ndikon mbi sasinë e produktit të formuar.c) Megjithatë, në industri përdoret trysni e lartë në reaksione të tilla. Argumentoni përse.8. Amoniaku përftohet nga azoti dhe hidrogjeni. Ndryshimi energjetik për reaksionin është -92 kJ/mol. Reaksioni është i prapësueshëm dhe vendoset ekuilibri.a) Shkruani barazimin për reaksionin.b) Reaksioni i drejtë është endotermik apo ekzotermik? Argumentoni provat tuaja.c) Shpjegoni pse prodhimi i amoniakut: i. rritet nëse rritim trysninë; ii. ulet nëse rritim temperaturën.d) Si ndikon në rendimentin e prodhimit të amoniakut rritja: i. e trysnisë; ii. e temperaturës?e) Pse reaksioni zhvillohet në 450°C dhe jo në një temperaturë më të ulët?9. Jonet dikromat Cr2O722 dhe jonet kromat CrO422janë në ekuilibër sipas barazimit: Cr2O722(uj) 1 H2O(l) 2CrO422(uj) 1 2H1(uj)portokalli e verdhëa) Çfarë do të ndodhte nëse do të shtonit acid të holluar në një tretësirë që përmban jone kromat?b) Si do ta prapësonit ndryshimin?NDRYSHIMET ENERGJETIKE DHE REAKSIONET E PRAPËSUESHME83

