Page 9 - Demo
P. 9
3p Shëtitje me redoks. Djegia e benzinës është një reaksion redoks. Po ashtu, edhe “djegia” e glukozës në qelizat tona është një reaksion i tillë. Ajo bashkëvepron me oksigjenin duke na dhënë energji gjatë një procesi të quajtur frymëmarrje qelizore.Oksidimi dhe reduktimi janë procese që ndodhin njëkohësishtLe të shohim sërish se çfarë ndodh gjatë reaksionit ndërmjet oksidit të bakrit(II) dhe hidrogjenit. Oksidi i bakrit jep oksigjenin, kurse hidrogjeni e merr atë: CuO(ng) 1 H2(g) Cu(ng) 1 H2O(l ) Në këtë mënyrë, oksidi i bakrit(II) reduktohet, ndërsa hidrogjeni oksidohet.Në një reaksion kimik, procesi i oksidimit dhe ai i reduktimit ndodhin njëkohësisht, ndaj ky lloj reaksioni quhet redoks.Shembuj të tjerë të reaksioneve redoks 1. Reaksioni ndërmjet kalciumit dhe oksigjenit - Kalciumi digjet në ajër me flakë të kuqe dhe formon një përbërje me ngjyrë të bardhë, që quhet oksid kalciumi. Në këtë rast kalciumi oksidohet, ndërsa oksigjeni reduktohet. 2Ca(ng) 1 O2(g) 2CaO(ng) 2. Reaksioni ndërmjet hidrogjenit dhe oksigjenit - Në kushte të caktuara, hidrogjeni vepron me oksigjenin duke formuar ujin. Hidrogjeni oksidohet, ndërsa oksigjeni reduktohet: reduktimoksidim reduktimoksidimoksidimP1. Plotësoni pohimet:a) Oksidim do të thotë ...b) Reduktim do të thotë ...c) Oksidimi dhe reduktimi ndodhin ...2. Magnezi vepron me dioksidin e squfurit si më poshtë:2Mg(ng) + SO2(g) → 2MgO(ng) + S(ng)Rishkruani barazimin dhe përdorni shigjeta për të treguar se cila substancë është oksiduar dhe cila është reduktuar.3. Shpjegoni nga rrjedh termi redoks.4. Shumë njerëz gatuajnë me gaz natyror, i cili është kryesisht metan, CH4. Barazimi për djegien e tij është:CH4(g) + 2O2(g) → CO2(g) + 2H2O(l)Shpjegoni pse ky bashkëveprim është një reaksion redoks.5. Shkruani barazimin kimik për reaksionin ndërmjet magnezit dhe oksigjenit. Me anë të shigjetave tregoni se cila substancë oksidohet dhe cila reduktohet.p Kur gatuajmë, shfrytëzojmë një reaksion redoks. Gazi digjet në prani të oksigjenit të ajrit, duke çliruar nxehtësi. reduktim2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l)REAKSIONET REDOKS! Reaksionet e djegies: quhen ndryshe reaksione oksidimi; janë gjithashtu reaksione redoks.Për shembull, kur një element digjet në oksigjen, ai oksidohet, ndërsa oksigjeni reduktohet.

