Page 90 - Demo
P. 90


                                    847.1Shpejt dhe ngadalëDisa reaksione zhvillohen shpejt ose shumë shpejt, ndërsa disa të tjera zhvillohen ngadalë ose shumë ngadalë. Le të shohim shembujt e mëposhtëm:Kur përzihet nitrati i argjendit me klorurin e natriumit përftohet precipitati i klorurit të argjendit. Ky është një reaksion shumë i shpejtë.Tharja e betonit është një reaksion i ngadaltë. Do të duhen disa ditë që betoni të thahet e të forcohet plotësisht. Ndryshkja e makinës është një reaksion shumë i ngadaltë. Do të duhen vite që një makinë të ndryshket plotësisht.  Veprimi i zinkut me acidin etanoik është një reaksion i ngadaltë.Bazuar në këta shembuj mund të themi se:Shpejtësia matet me ndryshimin që ndodh në një njësi kohe të caktuar. Si njësi e kohës mund të përdoren: sekonda, minuta, ora, dita, muaji etj.Megjithatë, nuk mjafton të dimë vetëm që një reaksion zhvillohet shpejt apo ngadalë. Në fabrika, ku prodhohen substanca kimike, është shumë e rëndësishme të dihet me saktësi se sa shpejt zhvillohet një reaksion dhe sa kohë do të zgjasë ai. Pra, është e nevojshme të dihet shpejtësia e reaksionit.Çfarë është shpejtësia e një reaksioni? Para se të japim përcaktimin e shpejtësisë, le të shohim disa shembuj.Kjo makinë mund t’i shtypë gazetat me një shpejtësi prej 10 kopjesh në sekondë. Kjo pompë karburanti mund ta pompojë (hedhë) naftën me një shpejtësi prej 50 litrash në minutë.Shpejtësia e fluturimit të këtij aeroplani është 800 kilometra në orë. SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKShpejtësia e reaksionit kimik
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94