Page 91 - Demo
P. 91
85!Zinku vepron me tretësirën ujore të holluar të acidit sulfurik. Ai tretet ngadalë dhe gjatë reaksionit çlirohet një substancë e gaztë në formë flluskash. Me kalimin e kohës, flluskat e gazit vijnë duke u pakësuar. Kjo tregon se reaksioni është drejt fundit.Pas njëfarë kohe nuk shfaqen më flluska, sepse i gjithë acidi është harxhuar. Tashmë reaksioni ka përfunduar dhe në enë ka mbetur pak zink. Shpejtësia e një reaksioni kimikGazi në flluska ishte hidrogjeni. Barazimi kimik i reaksionit është: zink 1 acid sulfurik sulfat zinku 1 hidrogjenZn(ng) 1 H2SO4(uj) ZnSO4(uj) 1 H2(g)Për të njehsuar shpejtësinë mesatare të këtij reaksioni duhet të matim: sasinë e zinkut të konsumuar për minutë ose sasinë e acidit sulfurik të konsumuar për minutë ose sasinë e sulfatit të zinkut të prodhuar për minutë ose sasinë e hidrogjenit të prodhuar për minutë.Për këtë reaksion është më e lehtë të matet sasia e hidrogjenit të prodhuar në minutë, duke qenë se është substanca e vetme në gjendje të gaztë që formohet. Hidrogjeni mund të mblidhet ndërkohë që pluskon me anë të një aparati të posaçëm dhe më pas vëllimi i tij mund të matet. Përgjithësisht, për të njehsuar shpejtësinë e reaksionit duhet të dimë:sasinë e reaktantit të harxhuar në njësinë e kohës ose sasinë e produktit të prodhuar në njësinë e kohës (sasia e lëndës njehsohet me mol/l, ndërsa koha në sek., min. etj.). P1. Jepen disa nga reaksionet më të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme. Renditni ato sipas shpejtësisë (më i shpejti vendoset në fillim): a) një vezë që po zien; b) një frutë që prishet;c) gazi i gatimit që digjet;d) buka që piqet;e) një hekur që ndryshket.2. Cila prej shpejtësive të udhëtimit është më e ngadaltë?5 kilometra në sekondë,20 kilometra në minutë,60 kilometra në orë.3. Nëse duhet të matni shpejtësinë e harxhimit të zinkut në reaksionin e mësipërm, cilën nga këto njësi do të përdornit? Argumentoni zgjedhjen tuaj.a) litra në minutë,b) gram në minutë,c) centimetra në minutë. 4. Hekuri vepron me acidin sulfurik të holluar sipas reaksionit:Fe(ng) 1 H2SO4(uj) FeSO4(uj) 1 H2(g)a) Shkruani me fjalë reaksionin.b) Renditni katër mënyra të ndryshme, nëpërmjet të cilave mund të matim shpejtësinë e reaksionit.Shpejtësia mesatare e reaksionit kimik mund të njehsohet nga raporti i ndryshimit të përqendrimit të reaktantit apo produktit me ndryshimin e kohës.Shembull:Jepet reaksioni: A BShpejtësia e reaksionit, në lidhje me përbërjen A, njehsohet me anë të formulës: , ndërsa në lidhje me përbërjen B njehsohet:(ndryshimi i përqendrimit∆C = C2 - C1, ndërsa ndryshimi i kohës ∆t = t2 - t1)SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK

