Page 92 - Demo
P. 92


                                    867.2 p Këtu është provuar një lëndë plasëse për të matur shpejtësinë e reaksionit që ndodh. Matja e saj nuk është e lehtë, për shkak të përzierjes së gazeve.pistoni mund të lëvizëshiringa e gazitacid klorhidrik i holluarkronometërmagnezNë një poç me fund të sheshtë hedhim pak acid klorhidrik të holluar dhe më pas fusim në të një copë shirit magnezi, të cilin e kemi pastruar më parë me një letër smerili. E mbyllim poçin me tapën, e cila përshkohet nga një shiringë për të mbledhur gazin. Në të njëjtën kohë fillojmë të matim kohën. Pistoni është brenda në trupin e shiringës. Pistoni është zhvendosur deri te shenja 20 ml, që do të thotë se është grumbulluar 20 ml gaz. Flluskat e hidrogjenit fillojnë të ngjiten përgjatë poçit dhe në shiringën e gazit, duke shtyrë pistonin jashtë.Çdo gjysmë minute mbajmë shënim vëllimin e gazit që grumbullohet në shiringë. Si e kuptojmë që reaksioni ka përfunduar?RezultateKoha/minutat 0 __12 1 1__12 2 2__12 3 3__12 4 4__12 5 5__12 6 6__12Vëllimi i hidrogjenit ml 0 8 14 20 25 29 33 36 38 39 40 40 40 40Në tabelë tregohen disa nga rezultatet tipike për eksperimentin. Nga tabela mund të nxjerrim më shumë të dhëna. Për shembull, mund të dallojmë se reaksioni zgjati rreth pesë minuta. Në krahasim me tabelën, grafiku i rezultateve na ndihmon më shumë për të kuptuar se çfarë ndodhi në reaksion. Grafiku tregohet në faqen vijuese.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKMatja e shpejtësisë së reaksionitReaksioni shoqërohet me çlirim gaziShpejtësia e një reaksioni gjendet duke matur sasinë e reaktantit të përdorur në njësinë e kohës ose sasinë e produktit të prodhuar në njësinë e kohës. Shqyrtojmë reaksionin e mëposhtëm:magnez 1 acid klorhidrik klorur magnezi 1 hidrogjenMg(ng) + 2HCl(uj) MgCl2(uj) + H2(g)Në këtë rast është më e lehtë të matim vëllimin e hidrogjenit, sepse është i vetmi gaz në reaksion. Hidrogjeni në trajtë flluskash mund të mblidhet në një shiringë gazi, e cila mat dhe vëllimin e tij. Eksperiment 
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96