Page 93 - Demo
P. 93


                                    87403020100 12345 6 7Koha/minutat Vëllimi i hidrogjenit/mlReaksioni ndërmjet magnezit dhe acidit klorhidrik të holluar.Interpretojmë grafikun.1. Në minutën e parë u përftuan 14 ml hidrogjen. Nga kjo del se shpejtësia e përftimit të hidrogjenit për minutën e parë është 14 ml në minutë. Në minutën e dytë u përftuan vetëm 11 ml hidrogjen (25 214 5 11) dhe shpejtësia për minutën e dytë është 11 ml në minutë. Shpejtësia për minutën e tretë është 8 ml për minutë. Vihet re se shpejtësia zvogëlohet me kalimin e kohës. Shpejtësia ndryshon gjatë gjithë reaksionit. Ajo është më e madhe në fillim të reaksionit dhe vjen duke u zvogëluar ndërkohë që reaksioni vazhdon. 2. Reaksioni është më i shpejtë në minutën e parë dhe lakorja e shpejtësisë është mjaft e pjerrët në fillim, por më pas ajo bëhet më pak e pjerrët dhe fillon të drejtohet, sepse reaksioni ngadalësohet. Sa më i shpejtë të jetë reaksioni, aq më e pjerrët është lakorja e shpejtësisë.3. Pas 5 minutash nuk përftohet më hidrogjen, kështu që vëllimi i hidrogjenit të përftuar nuk ndryshon më. Reaksioni ka përfunduar dhe lakorja e shpejtësisë drejtohet. Kur reaksioni mbaron, lakorja e shpejtësisë nuk ndryshon. 4. Njehsojmë shpejtësinë e reaksionit. Janë prodhuar gjithsej 40 ml hidrogjen në 5 minuta. Shpejtësia mesatare e reaksionit = vëllimi total i hidrogjenit   kohën totale të reaksionit= 40 ml 5 minuta= 8 ml hidrogjen / minutë. ShënimKjo metodë mund të përdoret për çdo reaksion, ku njëri nga produktet është në gjendje të gaztë. P1. Për eksperimentin e mësipërm shpjegoni pse:a) pastrohet shiriti i magnezit;b) kronometri duhet të fillojë në çastin që përzihen reaktantët; c) tapa vendoset menjëherë.2. Bazuar në të dhënat e grafikut të mësipërm, shpjegoni si e kuptojmë që reaksioni ka përfunduar.3. Vëreni sërish grafikun në krye të faqes.a) Sa ml hidrogjen përftohet në: i. 2,5 minuta; ii. 4,5 minuta?b) Sa kohë duhet për të përftuar 20 ml hidrogjen?c) Njehsoni shpejtësinë e reaksionit gjatë: i. minutës së katërt; ii. minutës së gjashtë.Grafiku i rezultateveLakorja e drejtë, reaksioni ka përfunduar.Lakorja më pak e pjerrët, reaksion i ngadaltë.Lakorja e pjerrët, reaksion i shpejtë.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97