Page 94 - Demo
P. 94
887.3A B0,05 g magnez50 ml acid hidroklorik dy herë më i përqendruar 50 ml acid klorhidrik0,05 g magnez6050403020100 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100 110 120 130Koha në sekVëllimi i hidrogjenit në cm3Rezultatet e eksperimenteve A dhe BBARezultatet e dy eksperimenteve të mësipërme janë paraqitur në të njëjtin grafik.p Një substancë zbardhuese vepron me substancat me ngjyrë. Sa më e përqendruar të jetë tretësira ujore me veti zbardhuese, aq më shpejt do të zhduket njolla.Ligji i veprimit të masave Matematikisht, ky ligj shprehet nëpërmjet barazimit të shpejtësisë.Për reaksionin: H2(g) 1 I2(g) 2HI (g), barazimi i shpejtësisë shkruhet: V = K· [H2]x ?[I2]y(x dhe y janë koeficientet e fuqive të përqendrimeve të reaktantëve, të cilat njehsohen eksperimentalisht).Në barazimin e shpejtësisë nuk shënohen përqendrimet e substancave të lëngëta dhe të ngurta. Sipas këtij ligji:Shpejtësia e një reaksioni kimik është në përpjesëtim të drejtë me produktin e përqendrimeve të reaktantëve, secili i ngritur në fuqi me koeficientin e përcaktuar eksperimentalisht. Shpesh koeficientet e fuqive të përqendrimeve të reaktantëve përkojnë me koeficientet para formulave të tyre.A B0,05 g magnez50 ml acid hidroklorik dy herë më i përqendruar 50 ml acid klorhidrik0,05 g magnezInterpretojmë grafikun.1. Lakorja B është më e pjerrët sesa lakorja A. Kjo tregon se reaksioni ishte më i shpejtë në aparatin B.2. Në aparatin B, reaksioni zgjati 60 sekonda, ndërsa në aparatin A zgjati 120 sekonda.3. Në secilin nga reaksionet përftohen 60 ml hidrogjen. A mund ta shpjegoni pse?4. Në aparatin B, shpejtësia mesatare ishte 1 ml hidrogjen në sekondë (60/60).Në aparatin A, shpejtësia mesatare e reaksionit ishte 0,5 ml hidrogjen në sekondë (60/120).Duke i krahasuar të dyja shpejtësitë, themi se shpejtësia mesatare e reaksionit në aparatin B është sa dyfishi i shpejtësisë mesatare në aparatin A.Nga analiza e këtij shembulli del se dyfishimi i përqendrimit të njërit prej reaktantëve sjell dyfishimin e shpejtësisë së reaksionit. Me rritjen e përqendrimit të një reaktanti do të rritet dhe shpejtësia e reaksionit kimik. Shpejtësia e një reaksioni kimik ulet, nëse pakësohet përqendrimi i reaktantit.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKNdryshimi i shpejtësisë së një reaksioniShpejtësia e një reaksioni mund të ndryshohet, d.m.th. të rritet ose të ulet. Ka disa mënyra që mund ta ndryshojnë atë. Për shembull: mund të ndryshojmë përqendrimin e një reaktanti, temperaturën etj. Përqendrimi, temperatura, shkalla e grimcimit etj., quhen faktorë ndikues në shpejtësinë e reaksionit.Shpejtësia e reaksionit mund të ndryshojë, por sasia totale e produktit që duhet të përftohet, nuk ndryshon. 1. Ndikimi i përqendrimit të reaktantëve në shpejtësinë e reaksionit kimikLë të shohim si ndryshon shpejtësia e reaksionit nëse ndryshon përqendrimi i një reaktanti. Përsëritim dy herë eksperimentin e faqes 84 (aparati A dhe aparati B, të cilët jepen më poshtë). Veprojmë në të njëjtën mënyrë në të dyja rastet, përveçse tek aparati B, përqendrimin e acidit e rritim dy herë më shumë sesa tek aparati A.Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit

