Page 95 - Demo
P. 95
89Pamja nga sipër enës.Me kalimin e kohës kryqi nuk shihet qartë.p Temperatura e ulët e frigoriferit ngadalëson reaksionet e prishjes së frutave.PKur në fund të enës grumbullohet më shumë squfur, kryqi nuk duket më, sepse mbulohet prej tij. Të dhënat në tabelë tregojnë se u deshën 200 sekonda në temperaturën 20°C dhe 50 sekonda në temperaturën 40°C, që kryqi të bëhej i padukshëm. Nga kjo del se reaksioni është katër herë më i shpejtë në temperaturën 40°C, sesa në temperaturën 20°C.Shpejtësia e reaksionit rritet me rritjen e temperaturës dhe ulet me uljen e saj. Kur temperatura rritet me 10°C, përgjithësisht shpejtësia dyfishohet.Për këtë arsye, ushqimi gatuhet më shpejt në tenxhere me presion, sesa në një tenxhere të zakonshme. (Temperatura në tenxhere me presion arrin deri në 125°C.)Kur duam të ngadalësojmë një reaksion, mjafton të ulim temperaturën. p Kur temperatura në furrë është shumë e lartë, pjekja bëhet më shpejt sesa e parashikon. Në tabelë janë dhënë disa nga rezultatet kryesore të eksperimentit.Temperatura/ °C 20 30 40 50 60Koha kur kryqi zhduket/ sekonda 200 125 50 33 24Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shpejt kryqi bëhet i padukshëm.2. Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksionit kimikLe të shohim se si ndryshon shpejtësia e reaksionit nëse ndryshon temperatura.Acidi klorhidrik i holluar vepron me tretësirën e tiosulfatit të natriumit duke formuar squfur me ngjyrë të verdhë në trajtë fundërrie (precipitati). Në eksperimentin e mëposhtëm do të shohim se çfarë ndodh me shpejtësinë e reaksionit kur rritet temperatura.1. Shënojmë një kryq mbi një copë letër.2. Vendosim mbi të një gotë kimike, e cila përmban tretësirë të tiosulfatit të natriumit,në mënyrë që të mund ta shohim kryqin nga sipër.3. Shtojmë në gotë acid klorhidrik të holluar. Ndërkohë matim temperaturën e përzierjes dhe vëmë në punë kronometrin për të matur kohën.4. Me formimin e squfurit të lirë (si fundërri) kryqi nuk shihet qartë. Në momentin që kryqin nuk e shohim më, ndalojmë kronometrin dhe shënojmë kohën. 5. Më pas përsëritim disa herë hapat 1–4, duke ndryshuar vetëm temperaturën.Kjo realizohet duke nxehur tretësirën e tiosulfatit të natriumit në temperatura të ndryshme, para se të shtojmë acidin. 1. Shikoni grafikun në faqen tjetër.a) Sa hidrogjen përftohet pas 2 minutash: i. në eksperimentin A; ii. në eksperimentin B?b) Bazuar në format e lakoreve, tregoni se cili reaksion ishte më i shpejtë.2. Shpjegoni pse eksperimentet A dhe B japin të njëjtën sasi hidrogjeni.3. Plotësoni: Një reaksion ___________ kur përqendrimi i një ____________ rritet. Reaksioni gjithashtu ___________, kur _____________ ngrihet.4. Rritja e temperaturës e përshpejton një reaksion. Përpiquni ta shpjegoni këtë nëpërmjet dy shembujve (të tjerë) nga jeta e përditshme.5. Çfarë ndodh me shpejtësinë e një reaksioni kur temperatura ulet? Si mund të përfitojmë nga kjo gjë?SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK

