Page 96 - Demo
P. 96
907.4grimcë acidimolekulë uji atome magneziNë tretësirën e holluar të një acidi nuk ndodhen shumë grimca (jone apo molekula) përbërëse të acidit, kështu që goditjet midis grimcave të acidit dhe atomeve të magnezit janë të rralla. grimcë acidimolekulë uji atome magneziNë tretësirën e përqendruar të një acidi ndodhet një numër më i madh grimcash, kështu që mundësia për të pasur një goditje efikase është e madhe. grimcë acidimolekulë uji atome magnezigoditja e grimcavetë acidit me atomet e magnezitgrimcë acidimolekulë uji atome magnezigoditja e grimcavetë acidit me atomet e magnezitgrimcë acidimolekulë uji atome magnezigoditja e grimcavetë acidit me atomet e magnezitNë substancat e lëngëta grimcat lëvizin vazhdimisht. Që të këputen lidhjet, grimcat përbërëse të acidit duhet të goditen me atomet e magnezit sipas pozicioneve të përshtatshme. Nga kjo goditje efikase, grimcat fitojnë mjaftueshëm energji për të prishur lidhjet e vjetra dhe për të formuar lidhje të reja (te kloruri i magnezit dhe te hidrogjeni). Ndërsa këtu, goditja nuk është efikase dhe grimcat humbasin energji. Për këtë arsye nuk prishet asnjë lidhje. Grimcat e acidit tërhiqen për të krijuar një tjetër mundësi goditjeje. Shpejtësia e reaksionit kimik varet nga numri i goditjeve efikase për një njësi kohe. Në një reaksion, jo të gjitha goditjet janë efikase. Sa më i madh të jetë numri i goditjeve, aq më i madh do të jetë numri i goditjeve efikase, aq më shpejt do të prishen lidhjet midis grimcave të reaktantëve dhe aq më shpejt do të zhvillohet reaksioni kimik. Ndryshimi i shpejtësisë së një reaksioniPse rritet shpejtësia e një reaksioni kimik me rritjen e përqendrimit?Nëse përqendrimi i acidit rritet, reaksioni ndodh më shpejt. Për ta kuptuarmë mirë këtë, le të shohim figurat e mëposhtme.Sa më shumë goditje efikase të ketë, aq më i shpejtë do të jetë reaksioni kimik.! Rritja e trysnisë ndikon në reaksionet ndërmjet gazeveKur mbi dy reaktantë të gaztë rritet trysnia: ata ngjishen më shumë, pra vëllimi zvogëlohet; rritet numri i molekulave të gazeve në njësinë e vëllimit; ndodhin më shumë goditje midis molekulave; shtohet mundësia për të pasur më shumë goditje efikase; rritet shpejtësia e reaksionit kimik. Pra, në reaksionet ndërmjet gazeve, kur trysnia ↑, edhe shpejtësia ↑.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKTeoria e goditjeve dhe shpejtësia e reaksionit Teoria e goditjeve Magnezi vepron me acidin klorhidrik të holluar sipas reaksionit:magnez 1 acid klorhidrik klorur magnezi 1 hidrogjen Mg(ng) 1 2HCl(uj) MgCl2(uj) 1 H2(g)Që magnezi të veprojë me acidin klorhidrik dhe reaksioni të përfundojë, duhet që: grimcat e tyre përbërëse të goditen (përplasen) me njëra-tjetrën; gjatë goditjeve, grimcat të fitojnë mjaftueshëm energji; goditjet midis grimcave të realizohen sipas pozicioneve të përshtatshme (të jenë goditje efikase), në mënyrë që të prishen lidhjet e vjetra kimike dhe të formohen lidhje të reja.Të gjitha këto përbëjnë atë që quhet teoria e goditjeve. Për ta kuptuar më mirë, le të shohim figurat.

