Page 98 - Demo
P. 98
927.5Ndikimi i sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e reaksionit Në shumicën e reaksioneve, njëri nga reaktantët mund të jetë në gjendje të ngurtë, si p.sh.: reaksioni ndërmjet acidit klorhidrik dhe karbonatit të kalciumit (copëza mermeri). Në këtë rast përftohet dioksidi i karbonit (gaz) sipas reaksionit:CaCO3(ng) 1 2HCl(uj) CaCl2(uj) + H2O(l) 1 CO2(g)Shpejtësia e këtij reaksioni mund të matet duke përdorur instrumentet në të djathtë. Eksperiment: Vendosim një copë të vogël mermeri në një poç qelqi dhe shtojmë pak acid klorhidrik. E mbyllim provëzën me pambuk për të penguar daljen jashtë të përzierjes. E peshojmë provëzën me përzierjen acid klorhidrik - karbonat “tapë” e lehtë prej pambukupoç me acid dhe copëza mermeripeshore kronometër Cili nga mermerët veproi më shpejt? A ndikoi sipërfaqja në shpejtësinë e reaksionit? kalciumi dhe, njëkohësisht, fillojmë matjen e kohës me kronometër. Shënojmë masën e saj në intervale të rregullta, derisa të përfundojë reaksioni. Dioksidi i karbonit është substancë e gaztë, më i rëndë se ajri. Ai del nëpërmjet “tapës” prej pambuku dhe poçin me përmbajtjen bëhet më e lehtë, ndërkohë që reaksioni vazhdon. Kështu, duke matur masën e poçit në intervale të rregullta mund të përcaktojmë shpejtësinë e reaksionit. Eksperimenti duhet të përsëritet dy herë (njësoj për çdo herë), por tani duke përdorur të njëjtën masë mermeri, me copëza më të vogla. Në këtë rast, sipërfaqja e mermerit të grimcuar do të jetë më e madhe.Për të dyja eksperimentet mund të ndërtojmë lakore shpejtësie. Në grafik vërejmë se:1. Lakorja 2 është më e pjerrët se lakorja 1. Kjo tregon se reaksioni në eksperimentin 2 (HCl 1 copa të vogla mermeri) është më i shpejtë. 2. Në të dyja eksperimentet, humbja përfundimtare në masë është 2 gramë. Kjo do të thotë se në çdo provëz përftohen 2 gramë dioksid karboni.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIKFaktorë të tjerë që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit210 1 23456 7Koha/ minutaHumbja në masë/ grezultatet e eksperimenteve 1 dhe 2 2 (copa të vogla)1 (copa të mëdha)Për eksperimentin 1 përdoren copëza të mëdha. Sipërfaqja e tyre është sa shuma e sipërfaqeve të grimcave në figurë.Për eksperimentin 2 është përdorur e njëjta masë e mermerit, por copëzat janë më të vogla, prandaj sipërfaqja është më e madhe.Krahasojmë rezultatet e dy eksperimenteve, të cilat janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm.!1 2Ndërtimi i grafikutNë fillim ndërtojmë dy boshtet koordinative.Në boshtin horizontal vendosim kohën në minuta. Në boshtin vertikal vendosim vlerën e humbjes në masë të matur në gram:humbja në masë në një kohë të caktuar = masa në g në fillim - masën në g pas një kohe të caktuar.Më pas bashkojmë vlerat e humbjes në masë me vlerat e kohës në minuta.

