Page 99 - Demo
P. 99


                                    93p Pamje nga zjarri i rënë në një fabrikë gruri në Gent të Belgjikës, pas shpërthimit të miellit. Ai shkaktoi dëme të mëdha, si materiale, ashtu edhe në njerëz.3. Në eksperimentin 2 (me copëza të vogla mermeri) reaksioni zgjat 4 minuta, ndërsa në eksperimentin 1 (me copëza më të mëdha mermeri) kohëzgjatja e reaksionit është 6 minuta. Nga analiza e grafikut del se:Me rritjen e sipërfaqes së një reaktanti në gjendje të ngurtë rritet edhe shpejtësia e reaksionit kimik.Sa më e madhe të jetë shkalla e grimcimit të reaktantëve, aq më e madhe do të jetë sipërfaqja e kontaktit dhe aq më shpejt do të zhvillohet reaksioni kimik.Mbani mend! Shpejtësia e një reaksioni kimik mund të rritet nëse rritet: përqendrimi i një reaktanti; temperatura;  shkalla e grimcimit e një reaktanti në gjendje të ngurtë.Përqendrimi, temperatura, shkalla e grimcimit apo sipërfaqja e reaktantit etj. quhen faktorë që ndikojnë në shpejtësinë e reaksioneve kimike. Reaksione që shoqërohen me shpërthime (eksplozionet) Shpërthimet ndodhin si rezultat i rritjes së njërit prej faktorëve të mësipërm, të cilët mund të çojnë në zhvillimin e një reaksioni shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Le të shohim disa shembuj.Në fabrikat e miellit Grimcat në përbërjen e miellit janë shumë të vogla dhe hapen në një sipërfaqe shumë të madhe. Gjithashtu, ato mund të marrin flakë (të digjen). Në fabrikën e miellit ka aq shumë miell në ajër, saqë një shkëndijë e dalë nga makineritë që ndodhen aty, mund të mjaftojë për një shpërthim.Po kështu, shpërthime të tilla mund të ndodhin në punishtet e drurit nga pluhuri i drurit; në hambarët me grurë e me drithëra të tjera; në fabrikat ku Pp Dikur, minatorët përdornin qirinj për të parë në galeritë e nëntokës, çka shkaktonte shumë shpërthime. Tashmë ata përdorin llamba me bateri, të mbyllura mirë. 1. Bazuar te grafiku në faqen 90, për eksperimentet 1 dhe 2, njehsoni:a) masën e dioksidit të karbonit që prodhohet në minutën e parë; b) shpejtësinë mesatare të prodhimit të gazit gjatë gjithë reaksionit.2. a) Cila sipërfaqe është më e madhe: ajo e 1 g mermer në copëza të mëdha, apo ajo e 1 g mermer në copëza të vogla?b) 1 g mermer në copëza të vogla dhe 1 g mermer në copëza të mëdha vihen të veprojnë në provëza të veçanta me acid klorhidrik me tepricë. Shpjegoni se cila nga masat njëgramëshe të mermerit do të tretet e para. 3. Shpjegoni pse grimcat e miellit, të shpërndara në ajër përbëjnë rrezik të madh në fabrikë.prodhohet puding me qumësht pluhur etj. Të gjithë këta pluhura mund të marrin flakë lehtësisht. Në minierat e qymyrit Në minierat e qymyrit, metani (CH4) dhe gaze të tjera të djegshme përhapen në ajër. Në një përqendrim të caktuar dhe në bashkëveprim me oksigjenin e ajrit ato shkaktojnë shpërthime. Në minierë, mjafton të ndizet një shkrepëse dhe shpërthimi do të jetë i pashmangshëm.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103