Page 10 - Demo
P. 10
Letërsia dhe gjinitë letrareTEORIA E LETËRSISËKarakteri historik i gjinive letrareMe gjini letrare kuptohet grupimi në lloje i veprave letrare, të ngjashme për nga struktura ose stili i shprehjes. Vepra letrare nuk do të mund të kuptohej pa pasur njohuri të mjaftueshme për llojet dhe gjinitë letrare. Përpjekja për ta klasifikuar krijimtarinë letrare sipas gjinive të caktuara, është një përpjekje e hershme, e cila ka nisur që në antikitetin grek, me “Poetikën” e Aristotelit. Tri format klasike të letërsisë janë: poezia, drama dhe proza. Aristoteli i ndante tekstet letrare në tri gjini: lirika, epika dhe dramatika. Vetë poezia për shembull mund të ndahet në:poezi epike; poezi lirike;poezi liriko-epike; poezi epiko-lirike.Krijimet epike përfshijnë ato tekste letrare ku rrëfehen ngjarje heroike në mënyrë “objektive”. Rrëfimi përgjithësisht realizohet në vetën e tretë, por edhe në vetën e parë në rastet kur shkrimtari e vë rrëfimin në gojën e personazheve. Veprat e gjinisë epike janë të shkruara në vargje dhe në prozë. Të tilla janë: “Epi i Gilgameshit”, “Eposi i Kreshnikëve”, vepra si “Iliada” e Homerit etj.Krijimet lirike shprehin botën e brendshme të autorit përmes emocioneve të veçanta, mendimeve dhe ndjenjave. Rrëfimi bëhet shpesh në vetën e parë dhe harmonia melodike e tekstit është tepër e rëndësishme. Lirika lexohet si ligjërim personal, sepse përmbledh edhe funksionin shprehës të tekstit letrar. Tekste lirike kanë shkruar: Safo, Pindari, Petrarka, Uordsuorthi, Poradeci, Camaj, Podrimja etj. Në gjininë dramatike rrëfimi realizohet nga personazhet dhe jo nga rrëfimtari. Dramatika paraqet unitetin mes objektivitetit dhe subjektivitetit. Veprat e gjinisë dramatike janë në vargje dhe në prozë. Gjininë dramatike e kanë lëvruar autorë, si: Eskili, Euripidi, Shekspiri, Korneji, Rasini, Gëtja, Ibseni, Çajupi, Fishta etj.Karakteri historik i gjinive letrareÇdo gjë në botë ekziston për të përfunduar në një libër. (S. Malarme)Mos më klasifiko, më lexo. Nuk jam gjini letrare, por shkrimtar. (K. Fuentes)KujtojmëLetërsia është art i fjalës. Vepra letrare është krijim gjuhësor i strukturuar artistikisht, sipas një ndërtimi individual, të veçantë për çdo autor. Letërsia dhe artet e tjera kanë të përbashkët shprehjen artistike mbi jetën dhe botën. Artet kanë për synim përsosjen shpirtërore të qenies njerëzore, përmes figurës artistike. Vepra letrare artistike i përfshin dukuritë e jetës në një mënyrë që është karakteristike vetëm për artin.Letërsia ka ekzistuar si formë artistike shumë më parë se të ekzistonte shkrimi, shtypshkronjat apo librat. Letërsia parashkrimore njihet me emrin letërsi gojore, dhe kronologjikisht i ka paraprirë letërsisë së shkruar, por mund të ekzistojë edhe sot. 8

