Page 100 - Demo
P. 100
I dha në agor Dëshpërimit të vrerosurnjë të buzëqeshur që – si ndodh në anijenqë u ça në det dhe pret për t’u fundosur,Kur për të marrë kurajë detarët pihen – I çoi në shpirt një gaz që ky s’ia ndali shijen.8Bajron, Çajld Harold, Përktheu Napoleon Tasi, Tiranë 2004, f. 27-31; 179-181.vë buzën në gaz, edhe pse është çmenduri – ashtu si kur mbi anijen e plaçkitur marinarët përballen me Fatin me trimëri, duke pirë në urën që po fundoset – ai nuk ia pret hovin gëzimit që ndien në zemër. I paaftë të qëndrojë mes njerëzve, Haroldi bredh pa ndonjë qëllim. I bindur për marrëzinë e të jetuarit, dorëzohet.Kuptim dhe shpjegim tekstiÇfarë dëshmojnë tonet poetike të vargjeve të para?Cila është përshtypja e parë që ju krijohet për heroin?Në cilën strofë shprehet vlerësimi i Bajronit për traditat e mira?Cila është ideja e poetit për rolin e poezisë së vërtetë?Shpjegoni vargun: Veç për të ndrruar vend dhe Ferrin do kërkonte.Përse heroi e ka të pamundur të përshtatet me mjedisin e kohës?Çfarë nënkuptojnë vargjet e strofës së fundit të kësaj kënge?Analizë përmes shembujve Në cilat plane e prezanton autori protagonistin e këngës? Analizoni ndryshimin e menjëhershëm të Haroldit. Shpjegoni nëse ishte i rastësishëm apo i pritshëm për lexuesin.Si e vlerëson autori situatën në strofën I/4? Si e përgatit lexuesin për atë që do të ndodhë? Gjeni dhe analizoni figurat letrare në strofën I/4.Përshkruani bukurinë e natyrës që shpalos autori në vargjet III/13. A është në paralelizëm ajo me gjendjen e heroit?Reflektim dhe vlerësim dijesh Nëpërmjet heroit të tij romantik, autori propagandon moralin e pastër. Si e realizon ai këtë? Një nga momentet më të bukura të Këngës është zbulimi dhe përshkrimi i shpirtit të Haroldit. Si e realizon këtë autori? Në ç’raporte vendosen te heroi krenaria dhe lëndimi?A është momenti i duhur për ndryshim, koha në të cilën ai vendos të lërë atdheun? Pse? Çfarë ndikoi më tepër në vendimmarrjen e heroit?Fjala dhe përdorimi i saj Me cilën fjalë të urtë shqipe ngjan kuptimi i vargut 32?Veçoni fjalët: relik, hi, varr, poezi. A formojnë ato një enumeracion rritës? A kanë ngarkesën e duhur emocionale për të shfaqur idenë që autori ka për vlerat?Ç’ ngarkesë emocionale dhe konotacion shprehin fjalët: shtegtim, arratisje dhe izolim?Protagonisti dhe autori kanë gjëra të përbashkëta. Diskutoni mbi elementet autobiografike në këtë fragment. A e bën ky fakt heroin tonë një personazh më të dashur?Si kthehet shpirti i heroit në fitimtar? Diskutoni raportet që ai ka me krenarinë dhe vetminë. Detyra dhe këshillaDiskutoni mbi temën e revoltës dhe të arratisjes nga realiteti, si karakteristikë e heroit romantik.Shkruani një ese të shkurtër me temë “Çajld Haroldi në ditët e sotme”.S T U D I M T E K S T I 98

