Page 101 - Demo
P. 101
FRAGMENT Çajld Haroldi në Shqipëri Çajld Haroldi, admirues i popujve liridashës dhe luftëtarë, e çmon Shqipërinë si një nënë të ashpër burrash të rreptë, trima dhe besnikë. Shpirtit të saj rebel i përgjigjet natyra sa e bukur, aq edhe e ashpër. Në mikpritjen dhe bujarinë shqiptare, ai gjen një model të pastër të dashurisë dhe të vlerave të larta humane. Përshkrimi i Shqipërisë dhe i popullit të saj bëhet në strofat 38-73. Vargjet për Shqipërinë vijojnë edhe në marshin luftarak të ushtarëve të Ali Pashës “Tamburxhi! Tamburxhi!”, të cilin Bajroni e harton mbi bazën e këngëve luftarake shqiptare.Sheshi \TepelenëII/38343 O tokë e Shqipëris, ku leu Skënderi, Fener për të urtë, këngë për të rij,Dhe ai, me po kët emër, që u bë tmerriI armiqve që iknin para vrullit tij: O Shqipëri, lejo të hedh sytë e mijMbi ty, o nënë e ashpër burrash të rreptë!Kryqi po zbret, minarja ngrihet përbri,Dhe në luginë shndrit gjysmhëna e zbehtëNëpër korije selvish tek hyn në çdo qytet.1II/42370 Gdhin; tok me agimin brigjet e Shqipërisë,Shkëmbejtë e Sulit, maja e Pindit thell’,Me ngjyrë kur më të gështenj’ stolisë,Lar’ me përrenj bore, e mjegull-gjysmështjell,Ngrihen; dhe ndërsa ret’ coptohen në qjell,Kasollet e malësorëve i sheh nën ciknë:Këtu mpreh shqipja sqepin, ujku bredh,Shpend, bisha, njerëz të egjër ngjallin frikën,Dhe rreth shtrëngatat grumbull shtyjnë vitin që ikën.2II/61542 Këtu zë gruaje s’digjohet kurrë:Rri veç, del rrall’ me roje dhe e mbuluar; Trupi dhe zemra e saj s’njeh veç një burrë, dhe s’do shtira, në kafaz mësuar: Po në dashurin’ e të zot ndjen e gëzuar, E lumtur që kujdeset për fëmijën – Kujdesi i nënës! Ndjenja më e bekuar! – 1 343-351 O Shqipëri ku lindi Skënderbeu, të cilit të rinjtë i thurin këngë, njerëzit e mençur e kanë shembull dhe përpara të cilit armiqtë tërhiqeshin të mundur prej trimërisë së tij. Lërmë t’i kthej sytë e mi nga ti, o Shqipëri, nënë e ashpër burrash të rreptë! Këtu, kryqi ia lë vendin minares dhe gjysmëhëna e zbehtë shkëlqen në pllajë, ku të rrethuar nga pyje qiparisash, shfaqen qytetet e tua. (Haroldi ikën nga bota e krishterë evropiane dhe hyn në botën islamike, e cila ka si shenjë minaren, flamurin me gjysmëhënë. Bajroni mbërriti në Tepelenë më 11.10.1809, në Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit minaret zbukuroheshin me drita të vogla.) 2 370-378 Gdhin mëngjesi dhe me të çohen malet e Shqipërisë së egër: shkëmbi i errët i Sulit dhe çukat e larta të Pindit, të mbuluara përgjysmë nga mjegulla dhe vesa e përrenjve të akullt, me ngjyra të kaltra e të kuqërremta. Sapo largohen retë, duken banesat e fshatarëve. Në këtë vend bredh ujku, shqiponja mpreh sqepin, shfaqen bisha, zogj të egër e njerëz edhe më të egër; shtrëngatat e dendura e rrahin stinën e fundit. 3 542-550 Në këtë vend nuk ndihet zëri i gruas: ajo rri e mbyllur dhe del me çarçaf e roje; ajo është e mësuar në kafaz dhe as që do të dalë; trupin dhe zemrën ia ka falur vetëm njërit: atij që ka pranuar ta ketë zot e burrë; ajo është e lumtur të kryejë detyrën e saj si nënë, e cila është ndjenja më e shenjtë që ekziston: Kënga II99

