Page 102 - Demo
P. 102
E rrit vet foshnjën duke i dhënë gjinë, Që kështu i rri pastër dhe epshet nuk arrijn’ t’ia nxijnë.3II/62551 Te qoshku mermer-shtruar, ku mes tijUjët e një kroi këndon me ton gazmorDhe të kënaq duke shpërndar’ freski,Rri pshtetur mbi divan të butë epshtorAliu, burr’ luftrash dhe njeri mizor; Por tash që i bie një ëmbëlsi n’fytyrëdhe ndjell nderim për këtë plak madhor,E ke si zor në shpirt të tij për të hyrë,Ku fshihen krimet që u vë njollën turpi i ndyrë.4II/64569 Mes gjërash që s’kish parë në asnjë anë, Shtegtari shlodhte këmbët nga udhëtimi, Dhe kqyrte rrotull lukset Muslimanë, Por shpejt iu ngos tërë ai pallat DëfrimiDhe Pasurie, i zgjedhur vend pushimiI Madhështis’ së ngir’ me zhurm’ qyteti: Po të ish më i thjesht do t’i pëlqente argëtimi; Por Paqja urren çdo gaz me ngjyr’ Pushteti,Dhe Ëndja e Pompa s’rrijn’ dot bashk’, se u del lezeti5II/65578 Të rrept’ jan’ bijt e Shqipëris, po i kan’Vetit, veç më të arrira të qen’*. Ç’armikUa pa kurrizin? Luftës kush ia mbanPeshën më mirë se ata? Shkëmbejtë antikTë tyre s’jan’, kur del ndonjë rrezikT’i vërë në provë, më se ata të patundur: Ç’armik për vdekje, por sa miq besnik!Kur Besa o Nderi e do, bëjn ç’është e mundur,Dhe ku t’u prij’ kryetrimi turren pa u lëkundur.6II/66587 Haroldi i pa te kulla e kreut epror,Tek shkonin n’luftë për të thyer armikun*; Me von i pa kur vet u ra në dorë, Ndërsa gjatë udhës pat mbi krye rrezikun, - Kur rasti e bën dhe me të lig të ligun; Po ata e pritën në shtëpi si vëlla:Kombe më pak barbar më pak mbrojn mikun; Patriotët e tij do i rrinin larg – kur kaNjeriu nevojë gjen zemra pak t’i dalin krah.7II/67596 Kjo ngjau një her’ kur erërat barkën e vetëtë rrisë fëmijën me qumështin e gjirit të saj dhe të mos bjerë kurrë pre e epsheve.4 551-559 Në qoshen e shtruar me mermer, nën tingujt e këndshëm të gurgullimës së kroit, rri mbështetur në divanin e butë, ku i fton mysafirët të ulen, Aliu, një burrë luftërash dhe mizor. Tani që në ballin e këtij plaku bie rrezja e mirësisë, nëpër tipare nuk i duken më gjurmët e mizorisë së dikurshme.5 569-577 Mes gjërave të reja për syrin dhe veshin, udhëtari këtu çlodh këmbët dhe vështron rreth e rrotull salltanetin; kjo gjë ia neverit pallatin e qejfeve, ku madhëria i ngopur zbavitet larg zhurmës së qytetit. Sikur të ishte i thjeshtë, do të ishte më i këndshëm. Paqja nuk i pranon argëtimet e rreme, gëzimi nuk të shijon në mes salltanetit. (Çajld Haroldi, që ishte mërzitur nga dëfrimet dhe luksi në atdheun e tij, nuk mund të gjente prehje në një mjedis të ri luksi.)6 578-587 Bijtë e Shqipërisë janë të rreptë dhe nuk u mungojnë cilësitë: sa mirë do të ishte t’i kishin më të përkryera, më të qytetëruara! Cilit armik i kanë kthyer ndonjëherë shpinën? Kush tjetër i duron mundimet e luftës aq lehtë sa ata? Atdheu i tyre (kështjella natyrale) nuk është më besnik se ata vetë në kohë rreziku dhe nevoje: sa vdekjeprurës është zemërimi i tyre, po aq e sigurt miqësia me ta. Kur mirënjohja dhe trimëria kërkojnë të derdhin gjakun, turren në radhë, pa frikë, kudo që i çon prijësi. (Këtu dalin qartë virtytet e shqiptarit: i rreptë në urrejtjen ndaj armikut, besnik dhe i dashur me mikun.)7 587-595 Haroldi i sheh te kulla e Ali Pashës kur nisen në luftë e për fitore; pastaj gjatë rrugës, kur ai mund të kishte qenë viktimë e plaçkitjes (në ato raste kur e keqja e bën edhe më të keq njeriun). Edhe pse më pak të cilivizuar, shqiptarët e presin udhëtarin ngrohtë dhe natyrshëm (si vëlla), ndërsa 100

