Page 103 - Demo
P. 103
Drejt bregut Sulit tër’ shkëmbej po e shpinin,Dhe gjithshka rrotull qe një errësirë e shkretë; Rrezik të zbrisnin, më rrezik të rrinin; Detar’t ngurronin, trembur se mos bininnë kurth hajdutsh: dikur mëdyshja u shkridhe zbritën, por me ankth në shpirt mos vininAta që urrejn’ njësoj Frëngji e Turqi, Dhe zi’ in nga kasapllëku* i moçëm përsëri.8II/68605 Sa u trembën kot: Suliotët u shtrinë dorën, Më me njerëzi se skllevërit laraganë, Pa ojna shumë, e nëpër skërka i morën, Dhe u ndezën zjarr, dhe rrobat ua thanë, Gatitën lampën dhe u vunë të hanë, U mbushën ploskën, shkundën gjith’ shtëpinë:Kjo ësht’ ta duash të huajin si vëllanë – Të shlothsh udhtarin, t’i heqsh fatziut mërzinë, Fatbardhve kjo u hap syt’, dhe e turpëron shpirtzinë.9II/71632 Zjarret e natës shkrepin n’zall, të ndritur;Pas darke vera e kuqe rrotull vjen:Dhe kush qe aty dhe rrinte si i mërziturPa mend në kok’ tani me habi po v’ren;Se aty nga mezi i natës tër’ sa qen’LDQLVsQTHMÀWYHQoHPHWsPDGKHffÇdo Palikar* heth shpatën tej e k’cen;Zën’ dor’ për dor’ këndojnë për gaze e halle,dhe hidhen me ato fustanella të bardha n’valle.10II/72641 Haroldi rrinte pak mënjanë e v’rente,Jo i pakënaqur nga ky kcim krenar;Argëtimet e padëmshëm nuk i urrente;Dëfrimi i tyre, ndonëse pak barbar, Nuk ish as i pahijëshëm as vulgar,'KHQGsUVDÁDNsWH]MDUULWXQGULoRQLQFytyrat, hedhjet, sytë e zez’ tër’ zjarr,Flokët e gjat’ që supet ua mbulonin,Tër’ tok me të lart kët’ këngë ata këndonin:11Tamburxhi! Tamburxhi! Thirrja jote ushton,U ngjall trimave shpresën dhe luftë u premton; Gjithë djemtë e malësisë i ngre vrundulli jot,Himariotët, Ilirët, zeshkanët Suliotë.Bajron, Çajld Harold, Përktheu Napoleon Tasi, Tiranë 2004, f. 123-143.bashkatdhetarët e tij të qytetëruar do t’i kthenin shpinën ose do ta prisnin ftohtë; në rast nevoje, janë të paktë njerëzit që të dalin në krah. *Aliu kishte rrethuar Ibrahim Pashën në kalanë e Beratit.8 596-604 Ndodhi një natë të errët, kur erërat e shtynë barkën drejt bregut të Sulit dhe rreth e rrotull vendi ishte i shkretë. Marinarët kishin frikë të zbrisnin, por edhe të rrinin ishte e rrezikshme: më në fund vendosën të zbrisnin, me frikën se mos kusarët ose piratët, që s’donin t’ia dinin për njeri (as për të krishterë e as për myslimanë), i sulmonin dhe i plaçkitnin. *Si në kohën e pushtimit norman nën Guiskardin në 1081. 9 605-613 Me sa duket, u trembën kot, sepse suljotët u dhanë dorën nëpër moçale e skërka, i përcollën më njerëzisht se skllevërit e lustruar, pa bërë lajka: ndezën zjarrin, u thanë rrobat, ndezën llambën me vaj, u mbushën enën për të larë duart e këmbët, u shtruan sofrën me ato që u ndodhën: kjo është dashuri njerëzore! T’i japësh prehje e ngushëllim fatkeqit. Kjo sjellje u jep mësim fatbardhëve dhe i bën të skuqen njerëzit e ligj. 10 632-640 Zjarret ndrijnë natën në zall të shtruar, darka mbaron, vjen rrotull verë e kuqe; kushdo që ndodhet aty dhe nuk pret të ndodhë ndonjë gjë, i merren mendtë fare nga pamje që sheh; afër mesnatës shoqëruesit e Bajronit ia nisin këngës së tyre; luftëtarët suljotë e flakin tej shpatën dhe kërcejnë dorë për dore pas njëritjetrit me fustanellat që u dridhen; këndojnë këngë të gëzuara dhe të trishtuara. *Fjalë greke: djalë trim.11 641-649 Haroldi i vëren në heshtje, por jo pa ëndje, burrat tek hedhin vallen gjithë krenari. Ai nuk bezdiset aspak nga ky lloj argëtimi: pavarësisht se mund të duket një rit barbar, nuk është i pahijshëm. Flaka u ndrin faqet kur kërcejnë, dredhin trupin, sytë e zinj u shkëlqejnë, flokët e gjatë u derdhen supeve dhe këndojnë tok këtë këngë:101

