Page 105 - Demo
P. 105
FRAGMENT Çajld Haroldi në Itali Autori ndodhet në Itali që nga viti 1816. Në këtë këngë, autori jo vetëm që kujton njerëz të mëdhenj, ngjarje nga e kaluara e lavdishme, por njëkohësisht paraqet gjendjen e mjeruar të Italisë së pushtuar dhe të copëzuar. Ai evokon figura të rëndësishme të jetës kulturore, artistike, politike të vendit dhe u bën thirrje italianëve të jenë më të fortë e të vendosur për të shporrur pushtuesin. Italia, me të shkuarën dhe me artin e saj ka tërhequr edhe poetë të tjerë anglezë, si Shelli, Kits etj. IV/42370 Ah, Itali, Itali! Që kjo dhuntiE bukuris’ t’u bë stoli varrimi,Dhe t’solli hidhërime t’rrept’, të vjetër e të rij, Nga ngjarje e luftra që me zjarr shkatërrimiTë vunë ballit të hijshëm vul’ turpërimi. T’ishe më pak e bukur, por më e fortë,Aq sa të mbroheshe dot prej çdo sulmimi,Do të ta kishin frikën agresor’tQë vijnë të t’mbytin n’gjak e lot, në turp e mort.1IV/43379 Do t’ishe at’her më e drashtur, vatrën tënde,më pak lakmuar, do ta kishe të qetë;S’do shihje më hordhi nga lloj-lloj vendeSi përrenj të turren Alpeve tatëpjetë; As t’heshtin Ponë plaçkatarë të rreptëDuke ia skuqur valët; as si mprojtësS’do kishe shpatën e huaj; - sot s’je vetëPor tjetërkush për ty e mbi ty dalzotës: 6LKXPEHVLÀWRYHPEHWHVKVNOODYHHERWsV2IV/54478 Në kishën Santa Kroçe dergjet hiQë e bëj at tempull dhe më t’shenjtë, pluhurqë në vetvete ësht’ një pavdekësi,Se këtu, në të kaluarën që u çthur,Lavdia me këto katër mendje u mburr,Që u terën në kaos, këtu kan’ shtriqur$OÀHULQ0LNHODQ[KHORQGKHDW·QXU²Martir të yjve – Galileon e ndritur; Këtu Makiaveli u kthye në tokën që e pat qitur.3IV/55487 Si elementet, këta katër shpirtraMund të krijonin botën. Itali!Koha, që ta ka bërë dhjetëmijë çikraMantelin imperial, do t’i bëjë hi, 1 370-378 Itali, Itali! Ti që pate dhuratën fatale të bukurisë që u bë pajë vdekjeje, shkaktare e dhimbjeve të përhershme, në ballin tënd të ëmbël rrudha e vuajtjes t’u skalit nga turpi (i pushtimit dhe sundimit të huaj të provokuar pikërisht nga bukuria) dhe kronikat e tua të shtypura me germa zjarri. Sikur të kishe trup (të zhveshur) më pak të bukur, por më të fortë, dhe të rimerrje të drejtën tënde, t’i përzije hajdutët që derdhin gjakun tënd dhe pinë lotët e vuajtjes tënde.2 379-387 Atëherë ti do të ngjallje frikë më të madhe; ose do ishe më pak e dëshiruar, e thjeshtë dhe e qetë, e padëshiruar për hijeshinë tënde fatale; atëherë, nuk do të vinin turma të armatosura, pa pushim, nga Alpet e thella; hordhitë armiqësore të zhvatësve të shumë kombeve nuk do ta pinin ujë e gjak nga lumi Po; shpata e huaj nuk do të ishte arma jote e trishtuar e mbrojtjes: ti nuk do të ishe (siç je tani) fitimtare ose e mundur, robinë e miqve ose e armiqve. 3 478-486 Në zonën e shenjtë të kishës Santa Kroçe (në Firence) dergjet hiri që e bën atë më të shenjtë, pluhur që në vetvete vlen sa pavdekësia, sikur edhe asgjë tjetër të mos ketë përveç të shkuarës dhe, ajo, një pjesëz e atyre qenieve sublime që i mori kaosi: këtu prehen eshtrat e Mikelanxhelos, të Alfierit, dhe ato të Galileut të ndritur me ankthet e tij; këtu balta e Makiavelit u kthye në tokën që e krijoi. (balta – trupi; sipas Biblës, Zoti e krijoi jetën duke i dhënë jetë një trupi prej balte).4 487-495 Këto janë katër mendjet, që, ashtu si elementet, mund të krijonin gjithësinë: O Itali! Koha, që ta ka copëzuar në dhjetë mijëra copa mantelin tënd perandorak, do t’i mohojë, siç i ka mohuar, në çdo vis tjetër, që të ringjallen nga rrënojat; shkatërrimi yt Statujë e Bajronit në Romë, ItaliKënga IV103

