Page 106 - Demo
P. 106
Siç i ka bër’ dhe gjetkë, ato stihiQë ngrihen nga gërmadhat: - trualli jotMe far’ hyjnore ësht’ mbarsur përsëri;Ringjallja po t’praron me rreze plot: I math, si ata të moçmit, ësht’ Kanova* sot.4IV/56496 Po ku pushojnë të tre Etruskët, vallë, – Dantja, Petrarka e, jo më posht’ nga ata,Poeti i Prozës, që me art të rrallënjëqind Tregime dashurie na dha?Ku u ranë kockat? Mos Atdheu i lalarg tij si gjall’ dhe vdekur? U bën’hi,Dhe asgjë mermeri i vendit tyre s’tha?S’e nxori dot një bust gurorja e tij?S’e paskan pasur hak që Atdheu t’i fshehë në gji?5IV/57505 )ORUHQFsPRVPLUsQMRKsVH'DQWMDÁHlarg, si Skipioni*, i mbuluar buz’ detitQë të qorton; tarafe e gurguleta dëbuan, dhe stërnipat e qytetitEmrin do ia adhurojn’ më kot poetit,Me at peng të lasht. Kurora e pregatiturpër ballin e Petrarkës që prej gjethitqë mbiu larg teje; jetën, famën e ndritur,s’i gëzoi te ti – as varrin**, qoft’ dhe të plaçkitur.6Bajron, Çajld Harold, Përktheu Napoleon Tasi, Tiranë 2004, f. 291-301.është i mbarsur me një hyjni që e praron me një rreze gjallëruese; i ngjashëm me ata (të mëdhenjtë e kohëve të shkuara) është sot Kanova. *Antonio Kanova (1757-1822), skulptor i famshëm italian, neoklasicist. 5 496-504 Po ku prehen tre Toskanët – Dante e Petrarka, dhe, ai thuajse si ata, Poeti i prozës, shpirtit krijues, ai i njëqind Novelave të Dashurisë? Ku i prehën ato eshtrat e tyre të ndryshme nga balta jonë e zakonshme si në jetë, ashtu edhe në vdekje? Mos janë kthyer në pluhur, mermeret e Atdheut të tyre s’kanë gjë për të thënë? Guroret nuk mund të bënin një bust për ata? Nuk ia besuan gjirit të saj baltën (trupin) e tyre? 6 505-513 Firence mosmirënjohëse! Dante fle larg, ashtu si Skipioni, i varrosur në Ravenë; partitë e tua në luftën e tyre vdekjeprurëse e dëbuan Poetin; emrin e tij, fëmijët e fëmijëve të tyre përjetësisht do ta adhurojnë më kot me pendesën e shekujve. Dega e kurorës që stolisi fisnikërisht ballin e Petrarkës (1341), është rritur në një kopsht të largët e të huaj; fama, jeta dhe varri i tij, të plaçkitur nuk të përkasin. *Skipio Afrikani (plaku) jetoi i mërguar në Liternum, në bregdetin e Kampanjës (vdiq në 183 p.e.s.). **Babai i Petrarkës u arratis nga Firence para se Petrarka të lindte dhe shkoi në Avinjon të Francës. Më 1630 disa venecianë hapën varrin e Petrarkës dhe i morën kockat, mbase për t’ia shitur, por u kapën dhe u dënuan.S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim tekstiSi e shpreh Haroldi kontaktin me Italinë? Cilat janë problematikat e këtij vendi?Dalloni emrat e njerëzve e vendet reale. Shpjegoni raportin e tyre me realitetin poetik.Analizë përmes shembujveSi do ta komentonit vargun: Si elementet, këta katër shpirtra/mund të krijonin botën...?Shpjegoni pyetjet retorike dhe thoni pse i përdor autori ato.Reflektim dhe vlerësim dijesh Komentoni vargjet: Dhe asgjë mermeri i vendit tyre s’tha/S’e nxori dot një bust gurorja e tij...?A ndryshon Italia e përshkruar prej Dante Aligerit nga ajo e përshkruar prej Bajronit? Fjala dhe përdorimi i saj Shpjegoni lidhjen midis dy fjalëve me fuqi emocionale të ndryshme: bukuri dhe stoli varrimi.Shpjegoni efektin e fjalëve: plaçkatarë dhe dalzotës.Detyra dhe këshillaGjeni në internet materiale mbi figurat e njohura që përmend autori në fragment.104

