Page 107 - Demo
P. 107
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe diskutoni rreth tyreFlisni mbi kushteve historike-shoqërore që ndikuan në zhvillimin e rrymës romantike dhe rëndësinë e tyre. Identifikoni gjinitë letrare që u lëvruan gjatë romantizmit. Ç’raporte krijojnë llojet: poezia, proza dhe drama?Krahasoni dy termat: romantizëm i përjetshëm dhe romantizëm historik. Jepni mendimin tuaj.Si shkrihen heroi dhe poeti te Bajroni? Si e paraqet Shqipërinë rrëfimi i Haroldit?Si e propagandojnë moralin e pastër heronjtë romantikë në veprën e Hygoit? Përmendni personazhe që bëhen zëdhënëse të këtyre vlerave.Dalloni burimin e frymëzimit, motivet dhe optimizmin që buron prej kryeveprave lirike të Gëtes.Analizë përmes shembujve Analizoni tiparet kryesore të shkrimtarëve romantikë.Si shfaqen tonet e revoltës dhe të arratisjes nga realiteti në veprat romantike? Ilustrojeni me shembuj. Si gërshetohen rrymat letrare në veprën e Hygoit?Analizoni kompozicionin e veprës “Fausti”.Ç’teknika të rrëfimit kemi në veprën “Katedralja e Parisit”?Analizoni elemente të metrikës te Gëte dhe Bajroni: rima, ritmi, muzikaliteti, lloji i vargut etj.Analizoni idenë e Faustit që misioni i njerëzve duhet të jetë kryerja e të mirave ndaj njerëzimit.Reflektim dhe vlerësim dijeshDiskutoni mbi ndikimet e romantizmit në ditët tona.Reflektoni mbi mendimin e kritikës për veprën e Bajronit, prirjen dhe frymën e tij artistike. Ç’përfaqëson termi bajronizëm?Diskutoni mbi mesazhet që përcjellin për njeriun personazhet Kuazimodo dhe Esmeralda.Ku dallojnë Fausti dhe Mefistofeli? Në ç’mënyrë Gëte e shkëput Faustin nga e keqja? Si triumfon e mira?Fjala dhe përdorimi i sajPse romantikët quhen mbështetës të vërtetë dhe të mëdhenj të krijimtarisë popullore?Si ndikoi gjuha e romantikëve në gjuhët kombëtare dhe anasjelltas? Pse themi që veprat e tyre janë edhe pasuri gjuhësore? Flisni mbi llojin e ligjërimit te “Fausti”, “Çajld Harold” dhe te “Katedralja e Parisit”.Projekt detyrë Diskutoni mbi filma që i kanë marrë subjektet nga veprat e kësaj periudhe. Si pasqyrohen tiparet karakteristike të romantizmit në to?Shkruani një ese me temë “Heroi jam unë”.PËRSËRITJE105

