Page 11 - Demo
P. 11
Soneti CCCIIM’naltoi mendimi ke nji an’ qielloreKu ish ajo që n’tok kërkoj pa e gjetë:aty, n’atà që përfshin rrathi i tretë,e pàsh mâ t’bukur dhe mâ pak madhtore.M’kapi për dore e m’tha: “N’kët sfer na prore,n’mos m’rrêjt’ deshiri, bashk’ kem’ me zatetë:un jam ajo që t’ka n’aq’ luft’ shkapetëe m’a preu ditën n’gjysm’ deka mizore.Mende njeriu lumnín s’mund m’a kuptojë:vetëm pres ty e at trup për bukuriq’aq fort ti deshte e toka sot e mbështjell”.Deh, pse m’lshoi dorën e mâ s’çeli gojë?Përse m’ato fjal’ t’dhimbshme e plot pastriMungojti pak që s’u ndalova n’qiell.Petrarka, Poetët e mëdhej t’Italis, përktheu Ernes Koliqi, 1932Kur materializmi brutal të ketë njollosur shpirtin njerëzor, a duhet të shpresojmë vërtet se mund të këndohen këngët që duhen lyer me vajin e cedrit e duhen ruajtur në arkën e qiparisit?(Horaci)Shpesh kriteret që përdoren për t’i ndarë veprat në gjini letrare nuk janë të qëndrueshme. Ato mund të ndryshojnë dhe të diskutohen në varësi të zhvillimeve letrare dhe historike. Letërsia, e cila ka në thelb trillimin artistik, është e prirë të zhvillohet e të pasurohet me forma të larmishme letrare, të cilat mund të jenë në kapërcyell të dy gjinive letrare. Duhet kuptuar që studimi i gjinive letrare është studim i konvencionit letrar (marrëveshjes letrare të pranuar gjerësisht). Ky konvencion mund të ndryshojë nga një epokë në tjetrën. Mjafton të shohim për shembull se si ka ndryshuar klasifikimi i gjinive letrare nga antikiteti greko-romak në bashkëkohësi. Në antikitet, gjinitë letrare nuk ndryshonin lehtësisht. Po kështu edhe gjatë mesjetës e deri në Rilindjen Europiane, kufijtë mes gjinive letrare ishin të qartë. Në shekullin XVII-XVIII mbizotëronte mendimi se çdo vepër duhej t’i përkiste qartësisht një gjinie të caktuar letrare. Kjo situatë nisi të ndryshojë në shekullin XIX, kur tiparet e gjinive nuk ishin më krejtësisht të dallueshme dhe të ndara. Letërsia moderne dhe ajo postmoderne njihen për një shkrirje të kufijve të gjinive letrare. Megjithatë, tri gjinitë kryesore letrare shërbejnë për të grupuar tekstet letrare, në bazë të tipareve strukturore dhe tematike. Nëse një vepër letrare i përket një gjinie të caktuar, lexuesi do ta ketë më të lehtë që t’i qaset kësaj vepre, bazuar në pritshmëritë që ai ka prej asaj gjinie. Klasifikimi i përgjithshëm prozë, poezi, dramë, vijon edhe me ndarjen në lloje e nënlloje sipas stilit, motiveve dhe strukturës së veprës. gjinia natyra e shprehjes së mendimit dhe të ndjenjësepika rrëfimtare apo tregimtarelirika pasqyrimi i botës së brendshme shpirtërore, ndjenjave e përjetimeve intimeepiko-lirikaliriko-epikanatyra rrëfimtare mbizotëron pasqyrimin e ndjenjave të brendshme lirikembizotëron ndjenja e brendshme lirike mbi elementet e natyrës rrëfimtare9

