Page 110 - Demo
P. 110


                                     Identiteti dhe kultura kombëtareLëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare lindi në mesin e shek. XIX dhe u zhvillua deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Veprimtaria e saj kulturore ishte e pashkëputur nga luftërat kryengritëse që kishin përfshirë tërë popujt e Ballkanit kundër pushtimit pesëshekullor të Perandorisë Osmane. Ndërgjegjja e popujve qe zgjuar dhe përpjekja për të krijuar shtetin dhe kulturën kombëtare po përhapej gjithandej.Ndryshe nga popujt e tjerë të Ballkanit, populli shqiptar e kishte të ndaluar mësimin e gjuhës së tij në shkolla dhe përdorimin e saj në botime të ndryshme. Megjithatë, krahas përpjekjeve brenda vendit, që bëheshin në kushte të rënda e nën përndjekjen e pushtuesit, ndihmesë të çmuar për lëvrimin e letërsisë në gjuhën shqipe dhanë një varg patriotësh të përkushtuar, që ishin vendosur në kolonitë shqiptare jashtë vendit (Bukuresht, Stamboll, Egjipt, Sofje) dhe në ngulimet historike arbëreshe në Itali (Kalabri, Sicili). Tipari dallues i romantizmit shqiptarNë letërsinë shqipe, drejtimi i romantizmit nisi të shfaqej pikërisht në epokën e Rilindjes. Romantizmi shqiptar ishte i ngjashëm me atë të letërsive të tjera të popujve ballkanikë, çka lidhej me specifikat dhe fatet e tyre të përbashkëta, në kushtet e sundimit të Perandorisë Osmane. Ai ishte një romantizëm kombëtar, në kuptimin e letërsisë, ku misioni themelor i saj ishte realizimi i aspiratave të popujve për çlirim dhe përparim kombëtar. Rrethanat në të cilat u zhvillua ky drejtim letrar, ndikuan në formimin e tipareve të veçanta të poetikës së tij, duke e dalluar nga romantizmi i vendeve të tjera evropiane. Për këto vende nuk PËRFAQËSUESIT KRYESORË DHE VEPRAT E TYRERomantizmi shqiptarLetërsia shqipe romantike u zhvillua kryesisht gjatë shek. XIX, megjithatë romantizmi nuk rezultoi një proces letrar i mbyllur brenda kornizave të këtij shekulli. Mjaft autorë vazhduan të krijojnë brenda vizionit estetik të kësaj poetike edhe në vitet që pasuan shek. XX. Autorë të tjerë, megjithëse krijimtarinë e tyre e nisën vite më pas, në disa aspekte, ndoqën parimet artistike të romantizmit. Guljelm Mosi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar, në ndihmë të Alfonsit të Napolit Kol Idromeno, \Kol Idromeno, \shkodrane\108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114