Page 111 - Demo
P. 111


                                    ekzistonte problemi i zgjidhjes së çështjeve kombëtare dhe i çlirimit nga pushtuesit, pasi në këtë drejtim, shoqëritë e tyre ishin përgjithësisht të stabilizuara. Problematika e tyre ishte e një natyre tjetër dhe lidhej me procesin e zhvillimit në epokën e përparimit industrial dhe teknologjik, por mbi të gjitha, me raportet e individit me shoqërinë, i cili ndihej i përjashtuar dhe i zhgënjyer prej saj. Tiparet e ngjashme të romantizmit shqiptar me atë evropianMotivet qendrore të veprave të romantikëve evropianë (anglezë, gjermanë, francezë, rusë etj.), janë përjetimet e dramës së individit, pakënaqësia dhe revolta e tij ndaj shoqërisë: zhgënjimi, braktisja tragjike, shtegtimi i heroit lirik drejt vendeve të largëta dhe ekzotike, kulti i dashurisë dhe i natyrës, ku heroi romantik ëndërron të gjejë paqen dhe lumturinë e humbur. Në bazë të këtyre motiveve përzgjidhej edhe gjuha artistike e veprave romantike (në poezi e prozë), e cila ishte mjaft e përpunuar. Autorët shfaqën prirjen dhe synimin e tyre për ta pasuruar këtë gjuhë me figura e mjete shprehëse (hiperbola, antiteza, apostrofa, emfaza, epitete, enumeracione etj.), me qëllim paraqitjen sa më të hollësishme e sa më reale të tërë regjistrit të variacioneve dhe të përjetimeve lirike e psikologjike të heronjve lirikë. Ndikimi i letërsisë arbëresheNë letërsinë shqipe përfshihet si pjesë e pandarë dhe natyrale e saj edhe letërsia e arbëreshëve të Italisë. Letërsia arbëreshe e periudhës së romantizmit, që u lëvrua në brigjet e përtej detit, pati mjaft tipare që lidheshin me ato të autorëve të tjerë rilindës, siç qenë: trajtimi i temave historike ku evokohej figura e Skënderbeut, dashuria për atdheun e të parëve dhe lufta kundër pushtuesve. Njëherazi, letërsia arbëreshe shfaqi edhe tipare të romantizmit evropian të kohës. Kjo lidhej me faktin se arbëreshët, duke qenë banorë të botës latine, ishin në një pozitë të dyfishtë etnokulturore e gjuhësore, për shkak të kontaktit dhe ndikimit prej letërsisë e kulturës vendase. Prandaj, në veprat e autorëve, si: De Rada, Serembe, Skiro etj., studiuesit kanë vërejtur edhe tipare tipike të këtij romantizmi, si: kultin e individit në kontrast me shoqërinë, kultin e ndjenjës, të mallit, jetën si në ëndërr të heroit, të gruas, ironinë romantike, ndjenjën religjioze dhe idealizmin mistik. Guljelm Mosi, “Kur është kënduar për herë të parë Lahuta e Malsisë” Guljelm Mosi, \109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115